TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në Suharekë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, dy të tjerë për ndërtime të kundërligjshme

by Tëvë1
38 minuta ago
1
A A
Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për vepra penale që lidhen me keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndërtim pa leje dhe punime ndërtimore të kundërligjshme.

Sipas Prokurorisë, H.M. dhe A.D., në cilësinë e zyrtarëve në Komunën e Suharekës, dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa N.B. dyshohet për ndërtim pa leje dhe A.H. për punime ndërtimore të kundërligjshme.

Rasti lidhet me parregullsi gjatë mbikëqyrjes dhe realizimit të punimeve ndërtimore në një objekt në Komunën e Suharekës.

Sipas aktakuzës, H.M., inspektor i ndërtimtarisë, dhe A.D., drejtor i Inspeksioneve në Komunën e Suharekës, nuk kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme pasi ishin konstatuar parregullsi në objekt.

Prokuroria thotë se investitori ishte urdhëruar të ndërpriste punimet dhe të pajisej me leje ndërtimore, por kontrolli i mëtejshëm nuk ishte kryer brenda afatit. Po ashtu, gjatë një inspektimi të mëvonshëm, gjendja e objektit, sipas aktakuzës, nuk ishte pasqyruar në mënyrë reale dhe nuk ishin evidentuar të gjitha tejkalimet nga leja ndërtimore.

Ndërkohë, investitori N.B. dyshohet se e ka ndërtuar objektin në kundërshtim me kushtet e lejes. Leja parashihte etazhitetin B+P+2, ndërsa objekti, sipas aktakuzës, është realizuar me B+P+3. Po ashtu, janë tejkaluar vijat ndërtimore për rreth 730 metra katrorë.

Sipas Prokurorisë, këto tejkalime i kanë mundësuar investitorit përfitim prej rreth 716 mijë eurosh, ndërsa Komunës së Suharekës i është shkaktuar dëm financiar në vlerën e taksave të papaguara.

A.H., pronar i kompanisë ndërtimore “B.P.”, dyshohet se ka kryer punime ndërtimore në kundërshtim me kushtet e lejes së ndërtimit.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./teve1.info/

Tags: aktakuzekeqperdorim te detyres zyrtareSuharekëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vetura godet një fëmijë në Pejë, dërgohet në spital për trajtim

​DHTIK dhe ATK forcojnë dialogun me komunitetin e biznesit

​DHTIK dhe ATK forcojnë dialogun me komunitetin e biznesit

Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadorit të Guinesë, diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit

Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadorit të Guinesë, diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Nëse s’zgjidhet Presidenti deri më 6 tetor, këto janë dy datat e mundshme për zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën