TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Aktakuzë ndaj dy personave për fajde dhe detyrim

nga tëvë1
13 Maj, 2025
1
A A
Aktakuzë ndaj pesë personave për krim të organizuar

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve E.K., dhe B.K., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit nga data 26.03.2025, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja” “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sipas aktakuzës të pandehurit i kishin dhënë të dëmtuarit E.G para në vlerë 3 mijë euro i cili nuk kishte arritur t’i kthente me kohë dhe vazhdimisht i kishin rritur kamatën dhe dhënë para siç thuhet në komunikatë duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë ekomomike dhe paaftësinë për të kuptuar pasojën.

Sipas prokurorisë E.G nga muaji shkurti i vitit 2021 e deri në muajin shkurt të vitit 2025, ka paguar kamatë mujore në shumë prej 1650.

“Sipas aktakuzës, nga muaji shkurt i vitit 2021, e në vazhdimësi, në Prizren, të akuzuarit E.K., dhe B.K., kontraktojnë një shumë dukshëm jopropocionale në këmbim të shërbimit për të dëmtuarin E.G., duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare, papërvojën ose paaftësinë për të kuptuar pasojën, në atë mënyrë që i dëmtuari, fillimisht takohet me të akuzuarin E.K., nga i cili kërkon 3000 € (tre mijë euro) borxh, me afat kthimi brenda dy muajve. Me rastin e dhënies së borxhit, i akuzuari E.K., e ngarkon me kamatë mujore në shumë prej 650 € (gjashtëqind e pesëdhjetë euro). Në pamundësi për ta kthyer borxhin, i akuzuari E.K., përsëri i jep të dëmtuarit edhe 2500 € (dymijë e pesëqind euro), të cilat para i kishte marrë nga xhaxhai i tij, i akuzuari B.K., duke e paralajmëruar të dëmtuarin, se për këtë shumë do të paguaj kamatë mujore në shumë prej 500€ (pesëqind euro). Meqenëse i dëmtuari, nuk arrin të paguaj borxhin së bashku me kamatën që i kërkohet, të akuzuarit ia rrisin vlerën e kamatës mujore në vlerë prej 1150€ (njëmijë e njëqind e peshëdhjetë euro). Përsëri në pamundësi të pagesës, të pandehurit, ia jepin të dëmtuarit edhe 2000 € (dymijë euro), ku i dëmtuari nga muaji shkurt i vitit 2021 e deri në muajin shkurt të vitit 2025, ka paguar kamatë mujore në shumë prej 1650 € (njëmijë e pesëqind euro), e cila kamatë arrin vlerën mbi 25.000€ (njëzetë e pesë mijë euro). Me datë 18.03.2025 rreth orës 23:02 min, i akuzuari E.K., i dërgon sms të dëmtuarit duke i thënë se i ke borxh 13,650 € (trembëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro) ose e bartë banesën tek noteri në emrin e tij. Me pas, me datë 26.03.2025 takohen në Prizren, dhe pas bisedës rreth borxheve dhe kamatës, të akuzuarit nga i dëmtuari marrin edhe 10,000 € (dhjetëmijë euro) me ç’rast intervenon policia dhe të njëjtit arrestohen. Me këto veprime, të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, i akuzuari E.K., me datë 26.03.2025, posedon në kundërshtim me ligjin për armët, pistoletën “Pjetro Bereta Gardone”, dhe 13 fishekë, pas kontrollimit të automjetit “Mercedes 2024”C, ndërsa pas kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur edhe 1 pushkë ajrore dhe 1 fishekë i armës së gjatë, si dhe 42 fishekë të pistoletës 9×19 mm dhe 1 karikator i zbrazët. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i akuzuari B.K., me datë 27.02.2025, në kohë të pacaktuar, në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete përdorë forcën duke detyruar të dëmtuarin E.G., të kryej ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që pasi i njëjti nuk ka qenë në gjendje ta realizoj kthimin e borxhit që ka rezultuar nga dhënia e fajdesë dhe interesin jo proporcional, në mënyrë të dhunshme ia merr automjetin Golf VII, ku i dëmtuari pastaj detyrohet të marr një automjet Golf VI në Rent A Car, për ta kthyer automjetin e tij. Po ashtu, në mënyrë të dhunshme ia heq nga dora orën të dëmtuarit, në vlerën prej 1300 € (njëmijë e treqind euro), si dhe kërcënon se nëse nuk i pagan borxhet dhe kamatat e lartcekura, do të shkojnë tek noteri për ta bartur banesën e të dëmtuarit në posedim të tij. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Detyrimi” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Gjithashtu, prokurori i rastit ka propozuar të bëhet konfiskimi i përhershëm i mjetit dhe objektit me të cilën është kryer vepra penale si dhe përfitimeve nga kryerja e veprave penale, duke përfshirë shumën në total 18.050 € ( tetëmbëdhjetë mijë e pesëdhjetë euro), automjetin “Mercedes”, armë, telefona etj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku takon ambasadorin suedez: Qeveria e Tranzicionit, rrugëdalja më e mirë nga kriza institucionale

Abdixhiku takon ambasadorin suedez: Qeveria e Tranzicionit, rrugëdalja më e mirë nga kriza institucionale

Kompania “Pastrimi” ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

Kompania “Pastrimi” ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

Meloni uron Ramën për fitoren: Forcojmë bashkëpunimin

Meloni uron Ramën për fitoren: Forcojmë bashkëpunimin

Tregu i hapur i energjisë, Ahmeti: Nëse nuk pezullohet vendimi do të ulet kapaciteti prodhues

Tregu i hapur i energjisë, Ahmeti: Nëse nuk pezullohet vendimi do të ulet kapaciteti prodhues

“Këndi i debatit”-13.05.2025

“Këndi i debatit”-13.05.2025

Abdixhiku takon ambasadorin suedez: Qeveria e Tranzicionit, rrugëdalja më e mirë nga kriza institucionale

Abdixhiku takon ambasadorin suedez: Qeveria e Tranzicionit, rrugëdalja më e mirë nga kriza institucionale

Kompania “Pastrimi” ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

Kompania “Pastrimi” ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

Meloni uron Ramën për fitoren: Forcojmë bashkëpunimin

Meloni uron Ramën për fitoren: Forcojmë bashkëpunimin

Tregu i hapur i energjisë, Ahmeti: Nëse nuk pezullohet vendimi do të ulet kapaciteti prodhues

Tregu i hapur i energjisë, Ahmeti: Nëse nuk pezullohet vendimi do të ulet kapaciteti prodhues

Ekstradohet nga Kosova në SHBA kreu i tregut kriminal online

Ekstradohet nga Kosova në SHBA kreu i tregut kriminal online

Maloku: Opozita s’e do votimin e fshehtë nga frika se iu del nga kontrolli ndonjë deputet

Maloku: Opozita s’e do votimin e fshehtë nga frika se iu del nga kontrolli ndonjë deputet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X