TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuza që 7 vjet, asnjë seancë ndaj Konjufcës e të tjerëve për gazin lotsjellës në Kuvend

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Aktakuza që 7 vjet, asnjë seancë ndaj Konjufcës e të tjerëve për gazin lotsjellës në Kuvend

Kanë kaluar 7 vjet, pesë muaj e 28 ditë prej kur Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj Glauk Konjufcës, Time Kadrijajt, Pal Lekajt, Teuta Haxhiut, Aida Dërgutit dhe Besa Baftijajt lidhur me gazin lotsjellës që ishte gjuajtur në Parlament gjatë vitit 2015.

Për gjithë këto 2 mijë e 735 ditë ka pasur disa herë tentime për t’u mbajtur seancat, por kanë dështuar herë për mungesë të të akuzuarve e herë për arsye tjera.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka thënë për “Betimi për Drejtësi” se seanca e paraparë të mbahej në dhjetor të 2016-s kishte dështuar për shkak të mungesës së palëve ndërsa seanca e shkurtit më 2017 ishte anuluar për shkak të ndërrimit të trupit gjykues.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, nga gjyqtari i çështjes jemi informuar se në këtë çështje penale janë tentuar të mbahen seancat me datën 23.12.2016, e cila për shkak të mungesës së palëve nuk është mbajtur dhe është caktuar seanca e radhës për datën 02.02.2017, e cila për shkak të ndërrimit të kryetarit të trupit gjykues është anuluar”, ka thënë Gashi.

Tutje, Gashi ka njoftuar se kjo lëndë tashmë kishte kaluar në Departamentin e Përgjithshëm, përkatësisht në Divizionin Penal, mirëpo sipas asaj që dihet, as në këtë divizion nuk është mbajtur asnjë seancë.

“Me ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale, lënda ka kaluar në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Penal”, tha Gashi.

Deputetja Kadrijaj tha se që nga ngritja e aktakuzës ndaj saj, vetëm njëherë ka qenë e pranishme në një seancë gjyqësore dhe më asnjëherë nuk është ftuar.

“Jam ftu një herë dhe kam marrë pjesë, më nuk kam qenë se nuk kam pas ftesë”, tha Kadrijaj.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtine më 22.02.2016 kishte ngritur aktakuzë ndaj kryekuvendarit Konjufca, Pal Lekajt, Besa Baftijajt, Aida Dërgutit, Time Kadrijajt, dhe Teuta Haxhiut lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës, në dhjetor 2015.

Sipas aktakuzës, në dhjetor 2015, Glauk Konjufca, Pal Lekaj dhe Besa Baftijaj dhe Aida Dërguti kanë hedhur gazlotësjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës dhe në atë të kryesisë së Kuvendit për çka deputetët e pozitës i kanë lëshuar këto salla.

Konjufca, Lekaj, Baftijaj dhe Dërguti dyshohen për veprën penale “Përdorim i armës” si dhe “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Ndërsa, për Kadrijajn dhe Haxhiun, akti akuzues potencon se me 15 dhjetor 2015 kanë mbajtë në posedim armë.

Tutje, thuhet se pasi është hap seanca e Kuvendit, Haxhiu pasi e ka mbajtë në posedim armën (gaz lotsjellës), të njëjtën ia ka dorëzuar Kadrijajt e cila po ashtu e ka mbajtë në posedim dhe më pas ia ka dorëzuar, Lekajt i cili e ka përdorur.

Tags: gazi lotsjellësKuvendi i KosovesProkuroria Themelore në Prishtinë
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Përgjegjësia e komandës i takon Aleksandar Vuçiqit”- Profesor Mirović për konfliktin e armatosur në Banjska në 2023

“Përgjegjësia e komandës i takon Aleksandar Vuçiqit”- Profesor Mirović për konfliktin e armatosur në Banjska në 2023

Auditorja e Përgjithshme i dorëzoi Kuvendit raportin vjetor të ZKA-së për vitin 2025

Auditorja e Përgjithshme i dorëzoi Kuvendit raportin vjetor të ZKA-së për vitin 2025

Dështon sërish zgjedhja e kryesuesit të KGJK-së, rishpallet konkursi

Dështon sërish zgjedhja e kryesuesit të KGJK-së, rishpallet konkursi

Ndalohen pesë persona të dyshuar për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve”

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim dhe mashtrim me banesa sociale në Pejë

Gjykimi për gazin lotsjellës, Salih Zyba kërkon që shkaku i zgjedhjeve seanca e radhës të caktohet pas 45 ditësh

Gjykimi për gazin lotsjellës, Salih Zyba kërkon që shkaku i zgjedhjeve seanca e radhës të caktohet pas 45 ditësh

Miratohet Programi Vjetor 2026 për bujqësinë, mbi 77 milionë euro në mbështetje të fermerëve

Miratohet Programi Vjetor 2026 për bujqësinë, mbi 77 milionë euro në mbështetje të fermerëve

Trump pezullon veprimet ushtarake, citon bisedimet me Iranin – Teherani mohon negociatat

Trump kërcënon të reduktojë numrin e trupave në Gjermani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën