TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuza e PSRK-së: Fatmir Sheholli zbatoi planin e përgatitur nga zyrtari i BIA-s me synim dëmtimin e interesave të Kosovës dhe ndërhyrjen direkte në zgjedhjet e 2025-ës

by Tëvë1
9 minuta ago
1
A A
Aktakuza e PSRK-së: Fatmir Sheholli zbatoi planin e përgatitur nga zyrtari i BIA-s me synim dëmtimin e interesave të Kosovës dhe ndërhyrjen direkte në zgjedhjet e 2025-ës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 25 gusht 2026 ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për dy vepra penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sheholli ngarkohet se zbatoi planin operativ të përgatitur nga një zyrtar i Shërbimit Informativ të Serbisë (BIA), duke i përcjellë atij informacione e dokumente lidhur me aktivitetet politike dhe gjendjen e sigurisë në Kosovë, me qëllim dëmtimin e interesave të vendit, si dhe ndërhyrjen direkte në procesin zgjedhor të mbajtur më 12 tetor 2025. Gjithashtu, akuzohet se derisa ishte në paraburgim, shantazhoi të dëmtuarin A.J., duke e dëmtuar mbi 13 mijë euro nën kërcënimin se do t’i publikonte në media video-incizime e informacione që ia dëmtojnë reputacionin e autoritetin.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se nga data e pacaktuar e deri më 9 tetor 2025 në territorin e Kosovës, në vazhdimësi dhe me dashje direkte, Fatmir Sheholli në cilësi të personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë (i njohur si BIA), ka vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të caktuara nga zyrtar i lartë i BIA-s, Bojan Dimiç.

Në aktakuzë thuhet se zyrtari i BIA-s nga i cili Sheholli ka marrë urdhra, shërben si drejtor në Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

Tutje, në aktakuzë thuhet se Sheholli mblodhi, siguroi dhe përmes komunikimeve dhe mesazheve telefonike ka përcjellë te zyrtari në fjalë informacione dhe dokumente që lidhen me aktivitetet politike dhe gjendjen e sigurisë dhe funksionin e institucioneve në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Fatmir Sheholli ka zbatuar në tërësi planin operativ të përgatitur nga ky zyrtari i BIA-s serbe me synim dëmtimin e interesave të Republikës së Kosovës dhe ndërhyrjen direkt në procesin zgjedhor të mbajtur më 12 tetor 2025.

Kjo pasi që sipas aktakuzës, më 29 shtator 2025 rreth orës 14:00 Sheholli i shoqëruar nga një familjar i tij ka përdorur automjetin “AUDI” ka udhëtuar në Mitrovicën e Veriut dhe se në parkingun e Shkollës Teknike e në afërsi të një kafeneje, nga një person i paidentifikuar ka pranuar materiale me përmbajtje audio dhe transkripte bisedash.

Sipas aktakuzës këto audio dhe transkrpite janë të disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë për Komunitetet dhe Kthim në Republikën e Kosovës e të destinuara për komprementim të tyre. Për këtë shërbim, Sheholli sipas aktakuzës ka marrë shumën prej 5 mijë euro.

Në aktakuzë thuhet se në zbatim të planit të zyrtarit të BIA-s, materialet e marra ia dorëzoi gazetarit Milaim Zeka duke ia dhënë edhe shumën prej 1 mijë euro, si dhe duke e udhëzuar njëkohësisht edhe për mënyrën dhe kohën e publikimit të tyre në emisionin e tij dhe atë disa ditë përpara ditës së votimit për zgjedhjet lokale.

Kështu, thuhet se përmes këtyre veprimeve në funksion të detyrave të caktuara nga BIA, Sheholli ka dëmtuar seriozisht interesat shtetërore, diskreditimin e institucioneve dhe zyrtarëve të tyre, ka kontribuar në thellimin e përçarjeve shoqërore, si dhe ka mundësuar ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të një shërbimi të huaj informativ në një proces zgjedhor në Republikën e Kosovës.

Me këto veprime, Fatmir Sheholli ngarkohet me veprën penale “Spiunazhi” nga neni 124, paragrafi 3 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në pikën dy të aktakuzës, thuhet se Sheholli nga viti 2022 e deri në muajin dhjetor 2025 përshirë edhe periudhën sa ndodhej në paraburgim, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, ka shantazhuar të dëmtuarin A.J., pronar i një biznesi në Republikën e Kosovës.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri detyroi të dëmtuarin të veprojë në dëm të pasurisë së tij në shumën që tejkalon 13 mijë euro, duke i kërkuar para kinse në emër të huazimit dhe se pastaj përmes kërcënimit se në rast të mosdhënies së parave do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që dëmtojnë rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin e të dëmtuarit.

Gjithnjë sipas aktakuzës, këto veprime të Shehollit janë vërtetuar përmes masave të fshehta hetimore, ku vërtetohet se gjatë periudhës sa Sheholli ka qenë në paraburgim, përmes një familjari të tij ka dërguar porosi kërcënuese duke kërkuar shumën mujore prej 700 euro euro me paralajmërimin se në të kundërtën publikon video-incizimet.

Sipas aktakuzës, i dëmtuari nga frika, përmes një punëtori tij i ka dorëzuar te familjari i Shehollit shumën e parave prej 500 euro.

Andaj, për këto veprime Sheholli ngarkohet edhe me veprën penale “Shantazhi” nga neni 329, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.

Ndryshe, lidhur me pretendimet ku përmendet në aktakuzë, “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar gazetarin Milaim Zeka, i cili tha se për herë të parë po dëgjon për këto pretendime.

“Fatmiri materiale ju ka dhanë edhe gazetarëve të tjerë. Paratë prej 1 mijë euro janë dhënë për përkthim të materialeve dhe se na ka thanë se janë të Gizzit gjerman”, deklaroi Zeka.

Pas dorëzimit të aktakuzës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pritet të caktohet seanca fillestare.

Prokuroria ka propozuar që Shehollit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor. Si dhe, që sendet dhe pasuria e sekuestruar (përfshirë 3 mijë e 185 euro) të sekuestruara nga i pandehuri, sipas urdhrit ndalues përfundimtar të gjykatës, të konsifkohen pas përfundmit të gjykimit.

Prokuroria ka propozuar që në cilësi të të dëmtuarit/dëshmitarit të ftohet Nenad Rashiq, si dhe në cilësinë e dëshmitarit Milaim Zeka.

Sa i përket provave të përmendura në aktakuzë për veprën e spiunazhit, thuhet se i pandehuri, gjatë periudhës së konfliktit në Kosovë por edhe më herët, ka qenë pjesë e strukturave të atëhershme të sigurimit jugosllav, e po ashtu ka ushtruar edhe veprimtari mediale në Radio Televizionin e Prishtinës të administruar nga regjimi i dhunshëm serb dhe më pas në televizionin “AS TV”, ku ka realizuar materiale dhe intervista që përputheshin me narrativën zyrtare të autoriteteve serbe, e në dëm të interesave të popullsisë shqiptare në Kosovë.

Aty thuhet se në një intervistë më 1999 për gazetën e njohur ndërkombëtare “Los Angeles Times”, Sheholli kishte deklaruar se: “forcat serbe nuk po kryenin gjenocid në Kosovë, por vetëm krime individuale”. Po ashtu, thuhet se ekzistojnë edhe intervista dhe paraqitje publike të të pandehurit nga Beogradi, në të cilat ai kishte kritikuar UÇK-në, NATO-në dhe politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, duke paraqitur pretendime se UÇK-ja ishte krijuar dhe mbështetur nga shërbimet amerikane.

Po ashtu, Prokuroria ka bashkëngjitur në aktakuzë edhe provë tjetër për një numër të konsiderueshëm të paraqitjeve publike të të pandehurit pas përfundimit të luftës, në media vendore dhe rajonale, ku theksohet se ai ka mbështetur publikisht qëndrime në favor të “Listës Serbe” dhe të eksponentëve të saj politikë, duke sulmuar kundërshtarët politikë të kësaj partie, me pretendimet se janë kundër interesave të serbëve në Kosovë.

Sipas aktakuzës, në mesin e provave është edhe “Transkripti i bisedës të Fatmir Shehollit me Millan Rajdojqiq në zyrën e Radojqiqit afër restoranit “Grej” në veri të Mitrovicës”, dëshmi këto të sekuestruara gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit Sheholli.

Si provë tjetër, aktakuzës i është bashkëngjitur edhe deklarimet e Shehollit lidhur me tani të kërkruarin me urdhërarrest ndërkombëtar nga organet e drejtësisë në Kosovë, Milan Radoiçiqi, ku ai kishte shprehur publikisht besim në pafajësinë e tij në lidhje me hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Aty thuhet se Sheholli kishte kërkuar që drejtësia t’i jepte mundësinë për ta dëshmuar pafajësinë dhe në paraqitje të tjera mediale, ndërsa e kishte portretizuar atë edhe si faktor me ndikim pozitiv në veriun e Republikës së Kosovës.

Gjithnjë sipas aktakuzës, provat vërtetojnë se Sheholli në vazhdimësi ka mbajtur kontakte me zyrtarin e BIA-s, Bojan Dimiç duke kryer aktivitete në interes të këtij shërbimi të huaj e në dëm të interesave të shtetit të Kosovës si dhe duke përdorur referenca të ndryshme me qëllim të shmangies dhe ikjes së përgjegjësie penale.

“Duhet potencuar, se nga bisedat e transkriptuara rezulton se Fatmir Sheholli, në koordinim me Bojan Dimiçin, Milaim Zekën dhe persona të tjerë, organizojn pranimin, përkthimin dhe publikimin e materialeve audio dhe transkripteve që dyshohet se janë siguruar në mënyrë të kundërligjshme, ndaj disa zyrtarve të Minstris së Kthimit në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në aktakuzë.

Gjatë komunikimeve, sipas aktakuzës, Sheholli diskuton me Dimiçin (në gjuhën serbe) për mënyrën e dorëzimit të materialeve, masat për shmangien e zbulimit dhe mbikëqyrjes, ruajtjen e tyre, si dhe koordinon publikimin në media dhe rrjete sociale me qëllim që përmbajtja të ketë sa më shumë jehonë dhe ndikim publik.

Aktakuza thotë se më 24 shtator 2025, Sheholli kishte kontaktuar Zekën, në këtë rast si dëshmitar, të cilin e njofton se më datë 27 ose 28 shtator do të pranojë materialet dhe më pas do t’ia dorëzojë për publikim.

“(Fatmiri në këtë telefonatë i thotë Milaim Zekës: “ndëgjom me 27-tin ose 28-tin vijn ato senet edhe i shohim dhe flasim”).  Për ta fshehur origjinën e tyre, ai i paraqet materialet se kinse i ka siguruar nga “GIZI Gjerman”, ndërsa i premton Milaim Zekës shumën prej 2,000.00 euro për publikimin e tytre, 1,000 euro në fillim dhe 1,000 euro tjera pas dhjetë ditësh, pas publikimit të tyre në emisionin e tij “Pa Rrotlla”’, citohet në aktakuzë.

Këto veprime inkriminuese të të pandehurit, thuhet se vërtetohen nga zbatimi i masave të veçanta hetimore, në audio-incizimin e bisedës me Zekën.

Tags: AktakuzaFatmir SheholliPSRKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

147 raste me fruth në Kosovë, IKShPK: Më shumë se dyfishi i rasteve të konfirmuara gjatë 2025-ës

147 raste me fruth në Kosovë, IKShPK: Më shumë se dyfishi i rasteve të konfirmuara gjatë 2025-ës

Dogana zbulon mbi 2 mijë pako barnash pa dokumentacion e pa banderola në Prishtinë

Dogana zbulon mbi 2 mijë pako barnash pa dokumentacion e pa banderola në Prishtinë

Tregu i veturave zhvendoset në Bërnicë të Poshtme, hapësira do të ketë katër funksione

Tregu i veturave zhvendoset në Bërnicë të Poshtme, hapësira do të ketë katër funksione

​Katër punëtorët e vdekur të KEK-ut shpallën “heronj të punës”

​Katër punëtorët e vdekur të KEK-ut shpallën “heronj të punës”

147 raste me fruth në Kosovë, IKShPK: Më shumë se dyfishi i rasteve të konfirmuara gjatë 2025-ës

147 raste me fruth në Kosovë, IKShPK: Më shumë se dyfishi i rasteve të konfirmuara gjatë 2025-ës

Not, Hana Beiqi e 13-ta në 50 metra stil të lirë

Not, Hana Beiqi e 13-ta në 50 metra stil të lirë

Aktakuza e PSRK-së: Fatmir Sheholli zbatoi planin e përgatitur nga zyrtari i BIA-s me synim dëmtimin e interesave të Kosovës dhe ndërhyrjen direkte në zgjedhjet e 2025-ës

Aktakuza e PSRK-së: Fatmir Sheholli zbatoi planin e përgatitur nga zyrtari i BIA-s me synim dëmtimin e interesave të Kosovës dhe ndërhyrjen direkte në zgjedhjet e 2025-ës

Dogana zbulon mbi 2 mijë pako barnash pa dokumentacion e pa banderola në Prishtinë

Dogana zbulon mbi 2 mijë pako barnash pa dokumentacion e pa banderola në Prishtinë

SHBA-ja e heq Sirinë nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin

SHBA-ja e heq Sirinë nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin

Hendbollistët e Kosovës humbin rëndë nga Egjipti, në LM “Taranto 2026”

Hendbollistët e Kosovës humbin rëndë nga Egjipti, në LM “Taranto 2026”

Largohet nga Manchester City, por jo nga Premier League, Savinho i bashkohet Tottenhamit

Largohet nga Manchester City, por jo nga Premier League, Savinho i bashkohet Tottenhamit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën