TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aksioni policor i të shtunës-50 lokacione të kontrolluara, 34 persona të arrestuar

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore mbrëmjen e së shtunës kanë kryer një aksion të madh policor. Gjatë aksionit janë kontrolluar 50 lokacione dhe janë arrestuar 34 persona të dyshuar, ku prej tyre me vendim të prokurorit, 29 janë dërguar në mbajtje

by Adea Mustafaj
4 muaj ago
3 0
A A

Aksioni policor i të shtunës- 50 lokacione të kontrolluara, 34 persona të arrestuar

Ky lokal në Vushtrri të dielën ishte i mbyllur.

Kjo meqë forca të shumta policore, zbarkuan këtu mbrëmjen e së shtunës.

Ky ishte njeri nga lokacionet në Vushtrri, i cili ishte cak i një aksioni të madh policor, nën dyshimin e organizimit të lojërave të fatit.

Por ky biznes, nuk ishte caku i vetëm i organeve të rendit të shtunën.

Edhe plot 49 lokacione të tjera u bastisën nën dyshimin e veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Ndërsa aksioni i përbashkët Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Policisë së Kosovës, u zhvillua edhe në Mitrovicë, Istog e Skenderaj.

E numri i të arrestuarve, ishte i madh.

“Bazuar në raportet zyrtare, gjatë këtyre operacioneve janë arritur këto rezultate: Janë arrestuar 34 persona të dyshuar. Janë kontrolluar rreth 50 lokacione të ndryshme, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi private; Janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprat penale, përfshirë: rreth 170,000 euro para të gatshme, pesë (5) automjete, armë zjarri, si dhe pajisje dhe materiale të tjera të përdorura për zhvillimin e aktiviteteve të kundërligjshme”, thuhet nga Prokuroria.

Tutje, nga kjo prokurori kanë bërë të ditur se me vendim të prokurorit, nga 34 personat e dyshuar, 29 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

“Në totalin e bastisjeve/kontrolleve dhe arrestimeve janë përfshirë edhe veprimet e ndërmarra policore në Skenderaj, ku janë kontrolluar 15 lokacione të ndryshme, 8 persona janë arrestuar dhe nga ta 4 janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

Në fund, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, kanë ftuar qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë tek organet e rendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Gjykata Supreme i kundër-reagon Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

Edhe Supremja ia vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

​S’ka kuorum, ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës publikon rendin e ditës për seancën e nesërme konstituive

Marrëveshja e mundshme VV – LDK – Cilat mund të jenë “kushtet” për një koalicion?

Takohen sërish Kurti e Abdixhiku

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person, dyshohet se keqpërdori investimet në vlerë 500 mijë euro të një shtetasi të huaj

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria për intervistimin e Aliut: U pyet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”

Nga sot mbyllet rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Nga sot mbyllet rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën