TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Aksioni në NPB Prishtina, bastisën pronat e 11 zyrtarëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Aksioni në NPB Prishtina, bastisën pronat e 11 zyrtarëve

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë Speciale kanë i kanë bastisur 12 lokacione të ndryshme, prona të të dyshuarve; H.H, V.M, D.K, L.M, XH.L, A.J, G.SH, B.P, A.M, B.B dhe D.B, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, raporton teve1.info

Teve1.info merr vesh se bastisja ka ndodhur në pronat e zyrtarëve të NPB Prishtina, në zyrat e të cilës kishte filluar aksioni policor në mëngjes.

Sipas komunikatës për medie, dyshohet se përmes keqpërdorimit të detyrës zyrtare, lidhjes së kontratave të dëmshme dhe mashtrimit, të dyshuarit kanë keqpërdorur 120 milionë Euro.

“Prokuroria Speciale njofton se kontrolli është realizuar në pronat e të dyshuarave H.H, V.M, D.K, L.M, XH.L, A.J, G.SH, B.P, A.M, B.B dhe D.B. të cilët në cilësinë e personave zyrtar, dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së; “Lidhja e kontratës së dëmshme” nga neni 285 i KPRK-së; dhe “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.

Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se është keqpërdor detyra zyrtare, nga zyrtarët e përfshirë në këtë proces, nga faktet se si janë zhvilluar procedurat e përshpejtuara për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore, vlera e të cilave kalon njëqindenjëzet milion (120.000.000) euro”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Sipas njoftimit, gjatë bastisjes, janë sekuestruar prova materiale: 17 dosje dhe dokumente që ndërlidhen me rastin, 6 lap-topë, 2 shtëpiza, 11 telefona, 2 sim card dhe 6 usb.

Në mëngjes, Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e zhvilluar një aksion në zyrat e Ndërmarrjes Publike Banesore Prishtina në Prishtinë.

Këtë lajm e kishte demantuar Arbnor Neziri nga kabineti i Kryeshefit Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore.

“Duam të sqarojmë se nuk ka pasur asnjë bastisje në Ndërmarrjen Publike Banesore deri në momentin e komunikatës, megjithatë nuk e përjashtojmë mundësinë që të ketë pasur një bastisje tek zyrtaret apo ish zyrtarët e NPB-së”, ka bërë të ditur Neziri për KP.

Lidhur me aksionin kishte reaguar edhe Partia Socialdemokrate, anëtari i së cilës, Dren Kukaj, është një ndër aksionarët e NPB Prishtina.

Kukaj po ashtu bëri të ditur se i është bastisur banesa e tij.

Sveçla jep detaje pas aksioneve të Policisë në Prishtinë

Policia me aksion kundër fajdeve në Prishtinë e Podujevë, arrestohen 4 persona

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kosova me triumf historik në Bratislavë, një fitore larg Botërorit

Kosova me triumf historik në Bratislavë, një fitore larg Botërorit

Kosova shënon edhe golin e katërt, Hajrizi realizator

Kosova shënon edhe golin e katërt, Hajrizi realizator

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

“InfoNata” 26.03.2026

“InfoNata” 26.03.2026

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria mposhtet në Poloni

Shqipëria mposhtet në Poloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën