TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aksidenti me 4 viktima, dëshmia e shoferit: Harrova të ndez bllokazhin e betonierës

by tëvë1
2 vjet ago
3
A A
Aksidenti me 4 viktima, dëshmia e shoferit: Harrova të ndez bllokazhin e betonierës

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik që ndodhi mesnatën e së mërkurës në rrugën Vorë-Fushë Krujë në Shqipëri, ku humbën jetën katër të rinj pas përplasjes së automjetit të tyre me një betoniere.

Sipas hetimeve paraprake, automjeti tip Mercedes-Benz, me të cilin udhëtonin vëllezërit Enejd dhe Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi, nga fshati Borizanë i Fushë-Krujës, fillimisht kreu një parakalim të dy kamionëve përpara se të përplasej me betonieren e ndalur në rrugë. Pas përplasjes, makina shpërtheu në flakë, duke mos lënë asnjë të mbijetuar.

Shoferi i betonieres, Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, ka deklaruar për policinë se automjeti i tij ishte ndalur në rrugë për shkak të mungesës së karburantit. Ai ka pranuar se ka provuar dy herë ta ndizte, por pasi dështoi, u largua për të marrë naftë në një karburant aty pranë. Në dëshminë e tij, ai ka pranuar se ka harruar të ndezë bllokazhin e makinës, duke e lënë atë të ekspozuar në rrugë pa sinjalizim, raporton Euronews.al.

Sipas ekspertizës, automjeti i të rinjve lëvizte me rreth 140 km/h, një shpejtësi e lartë për segmentin rrugor ku ndodhi aksidenti. Të rinjtë sapo ishin kthyer nga aeroporti i Rinasit, ku kishin pritur Enejd Laçin, vëlllanë e Erilditit, i cili ishte kthyer nga Gjermania.

Policia ka vënë në pranga shoferin e betonieres Aleksandër Krrashi, si dhe menaxherin e firmës së prodhimit të betonit, Danjel Koxha. Ndërkohë, është shpallur në kërkim pronari i kompanisë, i cili dyshohet se kishte lejuar operimin e automjeteve të firmës pa kontrollet e nevojshme teknike dhe të sigurisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues

Tensione para Kryeministrisë

Tensione para Kryeministrisë

Mungoi në Davos, Rama: Midis babait dhe vajzës, zgjodha vajzën

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët që nga lufta SHBA-Izrael me Iranin

Irani vendos shtatë kushte për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rifillimin e bisedimeve

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Shala: Presidentja bëri shkelje kushtetuese në kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kthimi i Ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti: Presim që Raporti i Komisionit Evropian të pasqyrojë progresin e arritur

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: PDK duhet të përgjigjet për ndryshim qëndrimesh për Ligjin për Specialen

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Invalidët e luftës kërkojnë zgjidhje të përhershme për protezat

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Bërxulli për kthimin e Ligjit për Specialen: Çështje që vjen nga Haga, nuk vjen nga PDK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën