Një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura dhe një kamion ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova”, përafërsisht në “Veternik” të Prishtinës.
Si pasojë e aksidentit, njëra veturë ka përfunduar në një hendek jashtë rrugës.
Teve1.info ka bërë pamje nga vendi i ngjarjes, teksa nuk raportohet për të lënduar.
Teve1.info ka tentuar të marrë informacion rreth këtij rasti, por që Policia nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e artikullit.