Një aksident ndërmjet një furgoni dhe një veture ndodhi mëngjesin e sotëm në Çagllavicë, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.
Aksidenti shkaktoi radhë automjetesh për një kohë me Policinë që kishte shkuar aty.
Të paktën një person mori trajtim mjekësor.
Ai u pa duke u futur në autoambulancën e cila kishte shkuar gjithashtu në vendin e ngjarjes.







