Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, në afërsi të Zonës Industriale.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për tëvë1.info ka bërë të ditur se viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor.
Ahmeti po ashtu ka njoftuar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Sot rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.