Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, raporton A2CNN.
Parprakisht mësohet se një autobot me ujë përplasi një grua që po lëvizte me motor elektrik.
A2CNN mëson se viktimë ka mbetur 50-vjeçarja Athina Bushi.
Aksidenti ka ndodhur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.







