TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

AKP-ja anuloi qiratë e pompave në veri “për shkak të shkeljeve”.

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
AKP-ja anuloi qiratë e pompave në veri “për shkak të shkeljeve”.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) tha se pronarët e pompave të mbyllura të karburanteve në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë shkelur kontratat e qirasë, për shkak se nuk kanë respektuar një klauzolë që ka të bëjë me marrjen e licencës për punë me derivate të naftës.

Për këtë arsye, sipas AKP-së, janë ndërmarrë veprime për ndërprerjen e atyre kontratave.

Në deklaratën dhënë Radios Evropa e Lirë, AKP-ja shpjegoi se pompat e mbyllura të karburanteve, janë në pronësi të saj – si trashëgimi e ndërmarrjeve të dikurshme shoqërore “INA Trgovina” nga Zagrebi dhe “Jugopetrol” i Beogradit – dhe se ajo ka të drejta ekskluzive për t’i menaxhuar ato.

Agjencia tha se kishte kontrata qiraje, të vlefshme dy vjet, me biznesmenë nga veriu i Kosovës, por nuk specifikoi se kur ishin nënshkruar ato.

Javën e kaluar, Inspektorati i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Qeverinë e Kosovës mbylli pesë pompa të karburanteve në veri, pasi që, siç u tha, pronarët nuk kishin licenca për punë.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie më 22 korrik, të gjitha subjektet afariste që merren me shitjen e derivateve të naftës, duhet të kenë licenca, ndërsa ndaj atyre që shkelin ligjin, do të merren “masa të rrepta ndëshkuese”.

Ministria kompetente tha se inspektimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, për të kontrolluar nëse pikat e karburanteve kanë licenca të vlefshme për aktivitetin që ushtrojnë.

Pikë karburanti e kompanisë NIS në veri të Kosovës, e mbyllur më 16 korrik.Katër nga pesë pompat e mbyllura kishin logon e “NIS Petrol”, apo Industrisë së Naftës së Serbisë, që besohet se ka rifilluar punën e saj në Kosovë në dhjetor të vitit 2016.

Përndryshe, NIS është kryesisht në pronësi të Gazpromneftit rus dhe kompanisë së tij ombrellë, Gazprom.

Megjithatë, sipas informacioneve të AKP-së dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ato pompa ishin në pronësi të biznesmenëve nga veriu i Kosovës.

AKP-ja tha se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë komunikim apo kontratë me “NIS Petrol”./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Humb jetën 75-vjeçari në Gjilan, dyshohet se ra në pusetë gjatë pastrimit të saj

BE-ja kërkon formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Zyra e BE-së: Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar nga procesi i zgjerimit

Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti

Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti

Plagoset me thikë 45-vjeçari slloven në Durrës, autorët në kërkim

Plagoset me thikë 45-vjeçari slloven në Durrës, autorët në kërkim

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Te Japonia të zhgënjyer me eliminimin nga Brazili

Te Japonia të zhgënjyer me eliminimin nga Brazili

Nufi: Shqipëria, kontribut të pandërprerë si aleate e përgjegjshme në NATO

Nufi: Shqipëria, kontribut të pandërprerë si aleate e përgjegjshme në NATO

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Humb jetën 75-vjeçari në Gjilan, dyshohet se ra në pusetë gjatë pastrimit të saj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën