TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Akil Gjakova: Fatkeqësisht fati sportiv ma mori medaljen nga dora

nga tëvë1
31 Korrik, 2024
0
A A
Eliminohet Akil Gjakova nga Evropiani i xhudos

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar disa ditë pas përfundimit të garave në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ku pejani përfundoi në pozitën e pestë.

Gjakova ishte afër të bëhet garuesi i parë mashkull që i sjell një medalje olimpike Kosovës, por ishte pafat në gjysmëfinale dhe pastaj në repesazh, duke humbur përfundimisht mundësinë e stolisjes me medalje.

Megjithatë, djaloshi nga Peja ka thënë se nuk do të ndalet me kaq, pasi synon ta plotësoj synimin jetësor dhe ta fitojë një medalje olimpike në të ardhmen.

Ai në një postim të gjatë ka shkruar në detaje të gjithë punën, vështirësinë, sakrificat, por edhe falënderimet.

Postimi pa ndërhyrje i Akil Gjakovës

Perfunduan edhe lojerat olimpike “Paris 2024”.  Fatkeqesisht me fatin e keq iku edhe shanca per t’a fituar medaljen olimpike. Medalje kjo qe kurre me perpara nuk ka qene me afer meje se tani, por fati sportiv ma mori nga dora. Megjithate, nuk ma mori endrren qe une nje dite ta kem edhe kete medalje, e cila eshte synimi im jetesor.

Une kam filluar te stervitem ne sportin e xhudos, ne vitin 2002, me trajnerin tim Driton Kuka. Qe atehere e deri sot une kam bere çdo gje nga vetja te arrije ketu. Natyrisht kam pasur fatin ta kem trajnerin me te mire ne bote, ne krahun tim. Atij, familjes time, qytetit tim dhe Republikes se Kosoves, i’a dedikoj te gjithe te arriturat e mija.

Xhudos i kam dhene te gjitha. Kohen, fokusin, dedikimin, sakrificen dhe perkushtimine duhur. Por edhe xhudo me ka dhene mua shume, por jo mjaftueshem. Ende kam pune per te bere.

Te jesh nje sportist i nivelit te tille para se gjithash, duhet te jesh nje karakter i vertete, te kesh nje dicipline, regjim dhe kulture tejet te larte. Pastaj fillon dhe vjen ne shprehje puna dhe te arriturat. Per ta prekur kete nivel nuk eshte aspak e lehte, sepse ky nivel me ben sportistin me kompetitiv ne Republiken e Kosoves!

Nje xhudist fillon diten ne ora 05:00 per stervitjen e mengjesit. Per t’u kthyer ne shtepi dhe per ta mbyllur ushqimin e zgjedhur. Duke bere gjumin me minuta dhe per t’u pergatitur per stervitjen e radhes . E keshtu me radhe. Pa parashikuar asnje here kushtet, faktoret e jashtem dhe rethanat e pa parashikuara: lendimet, semundjet, problemet dhe ç’eshtjet e tjera te cilat n’a rethojne si sfida te jetes.

Une kam shenuar suksese te cilat jane te prekshme per sportin e Kosoves. Jam kampion Evropian(U18). Jam kampion Evropian(U23-Gior 2018). Kampion Evropian(Lisbona 2021). Kam medalje te arte ne lojerat mesdhetare(Tarragona 2018). Kam medalje te arte edhe ne grandslamin ne Paris(2018). Kam medalje te arte ne grand prix. Perpos ketyre te arriturave une kam edhe shume medalje tjera te bronzeta te fituara. Ne lojerat okimpike Tokyo 2020, kam zene vendin e 7-te, nderkaq ne keto lojerat e Parisit 2024, pas tri fitoreve rresht dy prej te cilave me ippon, humba ne gjysmefinale nga kampioni i botes Hidayat Heydarov, te cilin e mposhta ne Prishtine, ne dhjetor te 2023. Keto jane sukseset e mija te cilat nuk m’i ka falur askush, por jane arritur ne saje te nje sakrifice te cilen e di veç une, trajneri im dhe familja ime.

Une jam krenar qe kam perfaqesuar shtetin tim dhe kombin shqiptar ne ngjarjen me te madhe sportive ne Bote. Jam thellesisht krenar per kombin tim gjitheandej botes, te cilet me kane frymezuar dhe motivuar jashtezakonisht shume me mesazhet qe me kane derguar. Kam qene i nderuar te ju perfaqesoj dhe u jam mirenjohes per perkrahjen fanatike qe ma keni dhene. Nuk ka qene e lehte norma olimpike dhe pjesemarrja ne Paris. Lere pastaj gara me me te fortit e botes, por ka qene nje eksperience te cilen do ta ruaj, do ta kaliti dhe do ta shfrytezoj qe te behem edhe me i forte per garat qe do te pasojne tutje.

Nje gje jam shume i sigurte. Do te punoj edhe tri here me shume qe ne kampionatin e ardhshem te botes dhe ne olimpiaden e ardhshme te jam me i forte ne te gjitha aspektet. E di qe ne sport pervoja dhe eksperienca e kane fjalen kryesore ne garat si keto ne Olimpiade, por e di se deri atehere une do t’i kem te dyjat. Tokion dhe Parisin, do t’i perdori mjeshtrisht ne mendjen dhe punen time per ta trazuar suksesin per te cilin jam sakrifikuar gjithe 22 vite pa ndalur asnje moment. Jam shume i bindur se me ndihmen e Zotit, do ta beje nje gje te tille. Une besoj se sakrifica jeme heret a vone do te shperblehet, nderkaq, do ta plotesoj absolutisht çdo gje qe varet nga ana e ime, per t’u permbushur.

Deri atehere n’a pret pune e madhe. Per ta mbyllur kete dedikimin per ju une kam disa fjale per ata te cilet, nuk pushojne asnjehere perkrahjen time te pa asnje reserve ndaj meje.

Faleminderoj perzemersisht trajnerin tim Tonin. Faleminderoj federaten e xhudos. Faleminderoj shtetin tim per perkrahjen. Faleminderoj familjen time dhe te gjithe ata qe besuan tek une.

Une do te rikthehem fuqishem!

Akil Gjakova

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Mbytet një fëmijë në një pishinë në Zallç të Istogut

Krasniqi: LVV-ja ka vendosur ta mbajë peng shtetin

Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

Murati: Opozita është totalisht e painteresuar për zhbllokim

Murati: Nuk ka ndryshim të rendit të ditës, është shpifje

​Zemaj për mundësinë e një mocioni: Nuk mund të them diçka të saktë

​Zemaj për mundësinë e një mocioni: Nuk mund të them diçka të saktë

S’ka konstituim as sot

S’ka konstituim as sot

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, dënohet me 300 euro dhe tre muaj ndalim të drejtimit shoferin në Ferizaj

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, dënohet me 300 euro dhe tre muaj ndalim të drejtimit shoferin në Ferizaj

Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur

Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X