TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Akademia e Shkencave e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë: Qosja, personalitet i jashtëzakonshëm i kulturës mbarëshqiptare

by teve1
6 muaj ago
0
A A
Akademia e Shkencave e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë: Qosja, personalitet i jashtëzakonshëm i kulturës mbarëshqiptare

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë kanë shprehur mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të shquara të mendimit shkencor dhe letrar shqiptar.

Në një deklaratë të përbashkët, dy institucionet bëjnë të ditur se lajmi i hidhur u mësua gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Tiranë, duke theksuar humbjen e madhe për kulturën dhe shkencën shqiptare.

Sipas tyre, Qosja përfaqësonte një personalitet të jashtëzakonshëm të kulturës mbarëshqiptare, si studiues, shkrimtar dhe intelektual me ndikim të gjerë në zhvillimet shkencore, letrare dhe shoqërore.

“Sot, gjatë një aktiviteti të përbashkët të organizuar në Tiranë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të akademikut, studiuesit dhe shkrimtarit Rexhep Qosja, anëtar i ASHAK dhe anëtar nderi i ASHSH-së, një prej figurave më të shquara të mendimit shkencor, letrar dhe kombëtar shqiptar

Akademik Rexhep Qosja përfaqësonte një personalitet të jashtëzakonshëm të kulturës mbarëshqiptare, studiues i përkushtuar, shkrimtar dhe intelektual me ndikim të gjerë në zhvillimet shkencore, letrare dhe shoqërore. Veprimtaria e tij shumëdimensionale u karakterizua nga një qasje kritike, e argumentuar dhe e mbështetur në parime të larta akademike, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në konsolidimin e mendimit albanologjik dhe në afirmimin e identitetit kulturor e historik shqiptar”, shkruhet në reagimin e dy akademive.

Dy akademitë vlerësojnë se trashëgimia që ai lë pas përbën një pasuri të çmuar, që do të mbetet burim referimi dhe frymëzimi për studiuesit dhe brezat e ardhshëm.

“Trashëgimia që la pas, përbën një vlerë të çmuar shkencore dhe letrare, e cila do të mbetet burim referimi dhe frymëzimi për studiuesit dhe brezat që vijnë. Përmes angazhimit të tij intelektual dhe publik, ai luajti rol të rëndësishëm në mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe në ndërtimin e diskursit kritik në shoqërinë shqiptare. Të dy akademitë tona shprehin mirënjohje dhe vlerësim të lartë për këtë kontribut të pashlyeshëm në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe mendimit bashkëkohor shqiptar, si dhe për rolin e tij në forcimin e institucioneve akademike dhe të bashkëpunimit ndërakademik në hapësirën shqiptare”, thuhet në reagim.

Në përfundim, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës shprehin ngushëllimet më të thella për familjen Qosja, duke respektuar njëkohësisht dëshirën e tyre për privatësi në këtë moment zie.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë”, email kërcënues në disa institucione shtetërore në Shqipëri

“Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë”, email kërcënues në disa institucione shtetërore në Shqipëri

4.5 milionë euro investime për sportin në Mitrovicë

4.5 milionë euro investime për sportin në Mitrovicë

Dogana e gjobit me 500 euro shoferin e maunës në Vërmicë, shkak parregullsitë me plombën

Dogana e gjobit me 500 euro shoferin e maunës në Vërmicë, shkak parregullsitë me plombën

Vetëplagoset një person në Zubin Potok

Arrestohet një e mitur në Prishtinë, dyshohet se vodhi produkte në një lokal

​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje

8 Aksidente trafiku për 24 orë në Ferizaj, lëndohen 6 persona

Rama takon drejtoreshën e Këshillit të Evropës, diskutojnë për demokracinë lokale dhe fondet evropiane

Rama takon drejtoreshën e Këshillit të Evropës, diskutojnë për demokracinë lokale dhe fondet evropiane

​85 vota pro Reformës Territoriale, Kuvendi i Shqipërisë e miraton pas një seance maratonë

​85 vota pro Reformës Territoriale, Kuvendi i Shqipërisë e miraton pas një seance maratonë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën