TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka ripërsëritur kërkesën për partitë politike për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve  gjatë procesit zgjedhor

Në njoftimin e AIP thuhet se kërkojnë nga partitë që përpunimi i të dhënave personale me qëllim të promovimit të kandidatëve, komunikimit me votuesit apo organizimit të aktiviteteve politike, duhet të bëhet mbi baza të qarta ligjore duke respektuar siç thuhet, parimin e drejtësisë, proporcionalitetit dhe transparences.

AIP tha gjithashtu se subjektet politike mbajnë përgjegjësi të plotë për garantimin e përpunimit të sigurt dhe të ligjshëm të të dhënave personale të qytetarëve.

Në këtë drejtim, subjektet politike obligohen të sigurojnë që:

* Të sigurojnë që çdo përpunim i të dhënave personale të kryhet mbi bazën ligjore të përpunimit, si- pëlqimi i qytetarëve, interesi legjitim i subjektit politik apo arsye të tjera të përcaktuara me ligj;

* Të mos përdoren të dhënat e kontaktit të qytetarëve, të mbledhura gjatë ushtrimit të funksioneve publike, të mbajtura nga institucionet, apo të mbledhura për qëllime të tjera jo-politike, për komunikim ose marketing politik;

* Të respektohet e drejta e qytetarëve për të kundërshtuar në çdo kohë përpunimin e të dhënave të tyre, për qëllim marketingut politik dhe të sigurohet ndërprerja e menjëhershme e komunikimit pas paraqitjes së kundërshtimit;

* Të shmangen format e profilizimit e votuesve për qëllim të marketingut politik ose përpunimit masiv të të dhënave të ndjeshme, përveç në rastet kur ekziston bazë e qartë ligjore dhe kur janë ndërmarrë masat mbrojtëse. Në rastet kur përdoren teknologji që mund të shkaktojnë rrezik të lartë për të drejtat e individëve, kërkohet kryerja e Vlerësimit të Ndikimit mbi Mbrojtjen e të Dhënave (VNMDh) sipas udhëzimeve të AIP – së dhe

* Të sigurohet transparencë e plotë ndaj qytetarëve lidhur me qëllimet, arsyetimin ligjor dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale dhe të  publikohen politika të privatësisë të qarta, të përditësuara, dhe të qasshme gjatë gjithë periudhës zgjedhore

Agjencia për Informim dhe Privatësi do të ofrojë  mbështetje profesionale për subjektet politike për të siguruar se procesi zgjedhor do  të zhvillohet në përputhje me standardet për mbrojtjen e të dhënave personale.

Tags: Agjencia per Informim dhe PrivatesiTeve1zgjedhjet e 28 dhjetorit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu dhe ambasadori i Turqisë diskutuan për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe parlamentar

Haxhiu dhe ambasadori i Turqisë diskutuan për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe parlamentar

Vazhdon operacioni i kërkimit për personin e zhdukur në Zatriq të Rahovecit

Vazhdon operacioni i kërkimit për personin e zhdukur në Zatriq të Rahovecit

Komuna e Istogut nënshkruan memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara

Komuna e Istogut nënshkruan memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara

Arrestohet në Vlorë 23-vjeçari nga Peja, u kap në flagrancë duke tentuar të vidhte një veturë

Ostlund shpall listën e zgjeruar për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën

Ostlund shpall listën e zgjeruar për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën

Broja e Daku në “rrezik”, Sylvinho ka gati dy opsione të tjera për sulmin

Broja e Daku në “rrezik”, Sylvinho ka gati dy opsione të tjera për sulmin

Komuna e Istogut nënshkruan memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara

Komuna e Istogut nënshkruan memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara

Ish-kapiteni i Brazilit në mbështetje të Neymarit: Duhet të jetë në Botëror, është dhimbje koke për kundërshtarët

Ish-kapiteni i Brazilit në mbështetje të Neymarit: Duhet të jetë në Botëror, është dhimbje koke për kundërshtarët

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare kërkon leje nga klubi për probleme psikologjike

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare kërkon leje nga klubi për probleme psikologjike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën