TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

AI: Rritet numri i ekzekutimeve në botë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
AI: Rritet numri i ekzekutimeve në botë

Ekzekutimet në mbarë botën më 2022 kanë arritur në nivelin më të lartë në pesë vjetët e fundit, me Iranin që ka kryer më së shumti ekzekutime. Këto të dhëna kanë zbehur shpresat që ishin rritur pas heqjes së dënimit kapital nga gjashtë shtete, përfshirë Kazakistanin, tha organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI).

Në raportin vjetor për dënimet me vdekje, të publikuar më 16 maj, grupi i të drejtave të njeriut tha se “në mënyrë shqetësuese” vitin e kaluar 90 për qind e 883 ekzekutimeve të konfirmuara në botë, me përjashtim të Kinës, janë kryer nga tri shtete nga 20 sa dihet se aplikojnë dënimet kapitale.

Të tri këto shtete janë në Lindjen e Mesme dhe Irani ka kryer më së shumti ekzekutime më 2022, përkatësisht 576. Ekzekutimet e kryera më 2022 në Iran përkojnë me protestat masive mbarëkombëtare në këtë shtet, të organizuara për shkak të përkeqësimit të kushteve të jetesës dhe për shkak të shtypjes të të drejtave të njeriut nga Qeveria. Numri i ekzekutimeve në Iran në vitin 2021 ishte 314.

Pas Iranit, për nga numri më i lartë i ekzekutimeve është Arabia Saudite. Numri i ekzekutimeve në këtë shtet është trefishuar, nga 65 sa ishin kryer më 2021, në 196 më 2022. Kjo është shifra më e lartë e ekzekutimeve e regjistruar në Arabinë Saudite nga Amnesty International në 30 vjet.

Ndërkaq, në vend të tretë qëndron Egjipti, shtet ku janë ekzekutuar 24 persona.

Amnesty International tha se duke parasysh të dhënat e paqarta nga disa shtete që aplikojnë dënimet me vdekje, shifrat e përdorimit të ndëshkimit kapital janë minimale dhe “numrat e vërtetë të ekzekutimeve ka të ngjarë që janë më të larta”.

Sikurse edhe në vitet e kaluara, Amnesty International nuk ka përfshirë shifrat e ekzekutimeve të kryera në Kinë, edhe pse Pekini aplikon ndëshkimin kapital më shumë se çdo shtet tjetër. Kjo organizatë tha se shkalla e përdorimit të dënimit me vdekje në Kinë është e paqartë pasi të dhënat për këtë çështje konsiderohen sekret shtetëror. Megjithatë, në raportin vjetor u tha se ekzekutimet në Kinë besohet se janë me mijëra.

“Shtetet në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Afrikës së Veriut kanë shkelur ligjin ndërkombëtar, teksa ato kanë rritur numrin e ekzekutimeve më 2022, duke shfaqur një shpërfillje për jetën e njerëzve”, tha Agnès Callamard, sekretare e Përgjithshme e Amnesty International.

“Numri i personave që u privuan nga jeta u rrit në mënyrë dramatike në mbarë rajonin; Arabia Saudite ka ekzekutuar 81 persona brenda një dite. Së fundi, në një përpjekje të dëshpëruar për të shtypur pakënaqësitë popullore, Irani ka ekzekutuar njerëz vetëm sepse kanë ushtruar të drejtën e tyre për protestë”, shtoi ajo.

Irani është përballur me trazira, që paraqesin kërcënimin më të madh të udhëheqjes fetare të Republikës Islamike që nga revolucioni i vitit 1979, që e solli këtë udhëheqje në pushtet.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Teheranin se përdor ekzekutimet për të “ndjellë frikë” në mesin e publikut, me qëllim që të ndalojë protestat që fituan momentum pas 16 shtatorit, kur vdiq Mahsa Amini, e cila ishte në paraburgim nën akuzat se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit apo shamisë së kokës.

Në raportin e Amnesty u theksua se aplikimi i dënimeve kapitale vitin e kaluar u rikthye në të paktën pesë shtete, përfshirë Afganistanin. Ndërkaq, më 2022 krahasuar me vitin paraprak, u dyfishua numri i ekzekutimeve për akuza të lidhura me drogën.

Ekzekutimet për akuza të lidhura me drogën paraqesin shkelje të ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut në të cilin thuhet se dënimet kapitale duhet të aplikohen vetëm për “krimet më serioze” – krimet që përfshijnë vrasje të qëllimshme.

“Afër 40 për qind e të gjitha ekzekutimeve të regjistruara ishin të lidhura me akuza për drogë. Më e rëndësishmja, shpesh ata që janë të pafavorizuar preken në mënyrë disproporcionale nga ky dënim i ashpër”, tha Callamard.

“Është koha që qeveritë dhe Kombet e Bashkuara të rrisin presionin ndaj përgjegjësve të këtyre shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe të sigurojnë që të respektohen masat mbrojtëse ndërkombëtare”, shtoi ajo.

Pavarësisht rritjes së ekzekutimeve, Amenty tha se ka vërejtur “një fije shprese” pasi gjashtë shtete kanë hequr dorë nga dënimi kapital qoftë krejtësisht, apo pjesërisht.

Kazakistani, Papa Nju Guinea, Sierra Leone dhe Republika Qendrore Afrikane vitin e kaluar kanë hequr dënimin me vdekje për të gjitha krimet, ndërkaq Guinea Ekuatoriale dhe Zambia kanë hequr dënimin me vdekje vetëm për krimet e zakonshme.

Deri në dhjetor të vitit 2022, 112 shtete kanë hequr dënimin me vdekje për të gjitha krimet dhe nëntë shtete nuk e përdorin më dënimin kapital për krimet e zakonshme, tha Amnesty.
Presidenti bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, u drejtohet ligjvënësve gjatë një seance të jashtëzakonshëm parlamentare. Fotografi ilustruse nga arkivi.
Lexoni edhe këtë:
Bjellorusia miraton projektligjin për dënimin me vdekje për tradhti të lartë

Afganistani, Bangladeshi, Bjellorusia, Kina, Egjipti, Irani, Iraku, Japonia, Kuvajti, Mianmari, Koreja e Veriut, Shteti i Palestinës, Arabia Saudite, Singapori, Somalia, Sudani Jugor, Shtetet e Bashkuara, Vietnami dhe Jemeni më 2022 kanë kryer dënime me vdekje, u tha në raportin vjetor të Amnesty International. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Bordi i Paqes” i Trump: Kush i është bashkuar dhe kush ka refuzuar

“Bordi i Paqes” i Trump: Kush i është bashkuar dhe kush ka refuzuar

Udhëheqësja daneze: Sovraniteti i Danimarkës nuk mund të negociohet me SHBA-në

Udhëheqësja daneze: Sovraniteti i Danimarkës nuk mund të negociohet me SHBA-në

Cili është roli i “Bordit të Paqes” të krijuar nga Trump?

Cili është roli i “Bordit të Paqes” të krijuar nga Trump?

Liderët botërorë nënshkruajnë dokumentet e “Bordit të Paqes “ për Gazën

Liderët botërorë nënshkruajnë dokumentet e “Bordit të Paqes “ për Gazën

Mbappe dominon me gola edhe në Champions

Mbappe dominon me gola edhe në Champions

Beshiktashi merr vendim për Rashicën

Hoffenheimi insiston për Rashicën, Beshiktashi heziton

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Mbi 80 kilogramë marihuanë konfiskohen në aksionin anti-drogë në Podujevë

Publiku në këmbë në Australian Open, veterani Stan Wawrinka dhuron shou

Publiku në këmbë në Australian Open, veterani Stan Wawrinka dhuron shou

Edin Xheko transferohet te Schalke 04, në ligën e dytë të Gjermanisë

Edin Xheko transferohet te Schalke 04, në ligën e dytë të Gjermanisë

Lëndohet Pedri, Barcelona lëshon njoftim zyrtar

Pedri i mungon Barcelonës për pesë javë

“Bordi i Paqes” i Trump: Kush i është bashkuar dhe kush ka refuzuar

“Bordi i Paqes” i Trump: Kush i është bashkuar dhe kush ka refuzuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën