TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ahmeti uron që Kosova shpejt ta festojë përvjetorin e Pavarësisë si anëtare e NATO-s

nga teve1
17 Shkurt, 2025
0
A A
Ahmeti uron që Kosova shpejt ta festojë përvjetorin e Pavarësisë si anëtare e NATO-s

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 17 vjetorit të  pavarësisë .

Ahmeti ka thënë se pavarësia e Kosovës është simbol i sakrificës, guximit dhe qëndresës së popullit shqiptar.

“E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu. Në këtë ditë të shënuar, 17 shkurt, kur kremtohet Dita e Pavarësisë së Kosovës, kam nderin dhe kënaqësinë t’Ju dërgoj urimet më të sinqerta dhe më të ngrohta për këtë ngjarje historike për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët kudo në botë. Pavarësia e Kosovës është simbol i sakrificës, guximit dhe qëndresës së popullit shqiptar, i cili, me përpjekjet ndër breza, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me jetët e mijëra dëshmorëve dhe martirëve, arriti të realizojë ëndrrën e tij për liri dhe pavarësi. Ky proces i lavdishëm ka qenë i mundur gjithashtu falë mbështetjes së palodhur të aleatëve tanë ndërkombëtarë, veçanërisht NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Ahmeti në  Facebook.

Ai tutje ka thënë se të gjithë shqiptarët janë  pafund mirënjohës për angazhimin dhe kontributin e aleatëve ndërkombëtarë në çlirimin dhe formimin e shtetit të Kosovës.

“Ne, të gjithë shqiptarët, jemi të pafund mirënjohës për angazhimin dhe kontributin e aleatëve tanë në çlirimin dhe formimin e shtetit të Kosovës. Kjo mirënjohje konkretizohet në bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Bashkimin Europian, për përballimin e sfidave të zhvillimit dhe për avancimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon”, ka shtuar ai.

Ahmeti po ashtu ka uruar që  Kosova shumë shpejt ta festojë përvjetorin e Pavarësisë si anëtare e NATO-s.

“Kosova, pa dyshim, nuk ka alternativë tjetër, përveçse të ecë përpara në forcimin e shtetit të saj, duke siguruar avancimin e shtetit ligjor dhe të drejtat e njeriut.Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për avancimin e integrimeve evropiane dhe zhvillimin e qëndrueshëm për të gjithë qytetarët tanë. Uroj që shumë shpejt, përvjetorin e Pavarësisë, Kosova ta festojë si anëtare e NATO-s dhe pjesë e familjes së madhe evropiane. Gëzuar Ditën e Pavarësisë, dhe shëndet, suksese dhe prosperitet për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka thë në  në  fund të urimit Ahmeti.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Emisioni “Info Nata” 03.07.2025

Emisioni “Info Nata” 03.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.07.2025

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Përfshihet nga flaka një objekt biznesi në zonën industriale, shkaktohen dëme të konsiderueshme

Përfshihet nga flaka një objekt biznesi në zonën industriale, shkaktohen dëme të konsiderueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X