TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ahmeti tregon procedurën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Ahmeti tregon procedurën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, në lidhje direkte nga Strasburgu ka bërë të ditur se Kosova ka pasur mbështetje nga vendet e QUINT-it dhe shtetet tjera për pranimin e aplikimit në Këshillin e Evropës.

Ahmeti ka thënë se shtetet partnere kanë bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë procesit të aplikimit në rrafshin e votave dhe në kuptimin procedural.

“Ka një numër të madh të shteteve që e mbështesin Kosovën, duke filluar nga vendet e QUINT-it, por edhe shtetet tjera të cilat nuk janë përbrenda formatit, të cilat kanë bërë një punë të jashtëzakonshme deri tash në mbështetje të aplikimit tonë, qoftë në rrafshin e votave, qoftë në kuptimin procedural. Këtu qëndrojmë shumë mirë, çdo gjë është bërë në koordinim me këto vende partnere para se të aplikojmë dhe gjatë aplikimit”, tha Ahmeti në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndërsa duke folur për fazën përfundimtare të procesit të pranimit, zëvendësministri ka thënë se Këshilli i Evropës nuk ka afate për procedurat e saj, dhe për këtë arsye nuk mund të dihet vendimi final.

“Këshilli i Evropës nuk ka afate për procedurat e saj, prandaj nuk mund të bëjmë një përllogaritje se kur do të jetë vendimi final, gjithashtu vendimi final nuk është i Asamblesë Parlamentare, vendimi i saj shkon si opinion joobligativ te Komuniteti i Ministrave, ku ministrat e Jashtëm pastaj e marrin vendimin final që të na ftojnë të bëhemi pjesë e Këshillit të Evropës”, tha ai.

Ahmeti ka thënë se duhet të fillojnë procedurat në Asamblenë Parlamentare dhe të përpilohen raportet për Kosovën.

“Ministrat takohen vetëm një herë në vit dhe në këtë vit në muajin e ardhshëm do të jetë samiti historik, ku do të takohen liderët e shteteve, që mbahet për herë të katërt në historinë e Këshillit të Evropës, përderisa në anën tjetër ende duhet të fillojë procedura në Asamblenë Parlamentare që të përpilohen raportet për Kosovën”, shtoi ai. /teve1.info/

Tags: KEKreshnik Ahmetiprocesi i aplikimit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Osmani pas vrasjes në Gjilan: Gratë nuk duhet të vdesin që institucionet të zgjohen

Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Duhet marrëveshje për presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

Haxhiu reagon pas vrasjes së dy personave në Gjilan: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Mujaj kritikon Specialen: Askush nuk mund ta cenojë sovranitetin e Kosovës

Mujaj kritikon Specialen: Askush nuk mund ta cenojë sovranitetin e Kosovës

Kurti takon komisionerin e OSBE-së, ngre shqetësimin për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë

Ditari: 09.10.2026

Ditari: 09.10.2026

Shiroka-Pula takon komandantin e FSK-së, Jashari e uron për marrjen e detyrës

Shiroka-Pula takon komandantin e FSK-së, Jashari e uron për marrjen e detyrës

KFOR-i përgatitet për ndërrimin e komandës, Ulutaş pret pasardhësin e tij në Prishtinë

KFOR-i përgatitet për ndërrimin e komandës, Ulutaş pret pasardhësin e tij në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën