TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ahmeti: S’ka sinjale për bllokim të anëtarësimit të Kosovës në KiE

nga TËVË 1
18 Qershor, 2023
0
A A
Ahmeti: S’ka sinjale për bllokim të anëtarësimit të Kosovës në KiE

Javën e ardhshme pritet të caktohen raportuesit për Kosovën nga Këshilli i Evropës (KiE), pas kalimit të fazës së parë për anëtarësim në KiE më 24 prill. Të njëjtit pritet të vijnë në Kosovë dhe të hartojnë raporte për çështjet juridike, politike dhe për barazi e të drejtat e komuniteteve. Ndërkaq, veçse janë caktuar dy juristë që nuk janë deputetë në Asamblenë Parlamentare të KiE-së të cilët do të bëjnë raportin e parë për Kosovën në lidhje me kushtetutshmërinë dhe të drejtat e minoriteteve.

Në MPJD janë optimistë se Kosova do të kalojë edhe fazat e radhës për anëtarësimin e plotë në këtë institucion ndërkombëtar, derisa thonë se s’kanë asnjë sinjal se zhvillimet e fundit në Kosovë do të stopojnë procedurat e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, thotë se pas caktimit të raportuesve për Kosovën, në mbledhjen e radhës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, situata e anëtarësimit në këtë institucion do të jetë më e qartë.

Sidoqoftë, ai thekson se lobimi i tyre është që procesi i anëtarësimit të shkojë sa më shpejt që të jetë e mundur, por gjithmonë duke u bazuar në meritokraci dhe jo të ndërlidhet me çështje të tjera që nuk kanë të bëjnë me Këshillin e Evropës.

“Tashmë janë caktuar dy juristë eminentë të cilët nuk janë deputetë në Asamblenë Parlamentare, por janë gjyqtarë kredibilë ndërkombëtarë, të cilët duhet të bëjnë raportin e parë për Kosovën. Këta janë caktuar tashmë dhe pritet që këta të realizojnë një raport në lidhje me kushtetutshmërinë dhe të drejtat e minoriteteve. Ne e dimë se kemi një Kushtetutë mjaft progresive, më progresiven në Evropë për të drejtat e minoriteteve. Jemi shumë përpara se shumica e vendeve që janë anëtare të Këshillit të Evropës. Ndërsa për tri komitetet të cilat do të bëjnë raportet e tjera, Komiteti për Çështje Juridike, Komiteti për Barazi dhe të Drejtat e Minoriteteve dhe raporti kryesor që bëhet për çështje politike, presim që raportuesit për këto tri komitete të caktohen gjatë javës së ardhshme… Besoj që pas javës së ardhshme situata do të jetë më e qartë. Lobimi ynë është që procesi të shkojë së më shpejt që të jetë e mundur, por pa e humbur kredibilitetin e vet procesit. Jemi të interesuar të përballemi me çështjet që cilat duhet të përballemi dhe të jetë një proces i bazuar në meritokraci, por assesi të ndërlidhet me çështje të tjera të cilat nuk kanë të bëjnë me Këshillin e Evropës”, thotë Ahmeti për KP.

Ahmeti shton se procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës ka të bëjë me kriteret e demokracisë, drejtësisë dhe sundimit të ligjit, në të cilat sipas tij, Kosova ka përparim të jashtëzakonshëm në këto fusha.

Andaj, ai thotë se tensionimi i situatës në veri dhe raportimet për masa shtrënguese të BE-së ndaj Kosovës nuk duhet të ndikojnë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Nuk kemi asnjë sinjal nga Këshilli i Evropës, përfaqësuesit që janë në Asamblenë Parlamentare që do të ketë prolongim. Përkundrazi ajo çka kemi pa tek Asambleja Parlamentare është se janë ndërmarrë hapat menjëherë. Siç e përmenda me 24 prill është bërë votimi në fazën e parë në Komitet të Ministrave, më 28 prill menjëherë ka filluar procedura në Asamblenë Parlamentare. Standardet dhe kriteret e Këshillit të Evropës kanë të bëjnë me demokracinë, drejtësinë dhe sundimin e ligjit…(Kosova) Është duke pasur një përparim të jashtëzakonshëm në këto tri fusha, kjo nuk është diçka që po shënohet dhe thuhet vetëm nga institucionet e qeverisë, por edhe nga organizatat e pavarura ndërkombëtare”, thekon Ahmeti.

Në anën tjetër, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorajet Imeri, thotë se situata politike në Kosovë dhe acarimi i raporteve të Kosovës me aleatët ndërkombëtarë mund të ndikojë në tërë procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai thotë se procesi i kalimit të fazave të tjera për anëtarësim në KiE do të jetë i vështirë për Kosovën, por shton se institucionet duhet të angazhohen intensivisht në procesin e lobimit për të siguruar mbështetjen e shteteve anëtare në fazat vijuese.

“Kosova e ka kaluar tashmë fazën e parë në procesin e saj të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Natyrisht se kjo fazë nuk nënkupton se Kosova do të ketë të lehtë rrugën e saj për anëtarësimin e plotë. Procesi i anëtarësimit është kompleks për shkakun se disa nga shtetet që kanë votuar kundër, vazhdojnë akoma të kenë qëndrimin e njëjtë edhe në fazën vijuese. Sido që të jetë ky numër është i vogël në raport me atë që e kanë përkrahur për anëtarësimin e Këshillit e Evropës. Situata politike në veriun e vendit mund të lidhet në një formë me të gjithë procesin. Natyrisht se Këshilli i Evropës synon që anëtarët e saj, aq më tepër ata që janë në proces, të kenë një paqe dhe stabilitet në të gjithë territorin e tyre. Por është ende herët të thuhet se Këshilli i Evropës mund të jep një qëndrim negativ për anëtarësimin e Kosovës në këtë strukturë. Është e rëndësishme të përmendet se ky është një proces i ndarë nga qëndrimi që ka Bashkimi Evropian, janë dy institucione të ndryshme. Por Kosova duhet të vazhdojë të ketë rolin e saj në procesin e lobimit për sigurimin e mbështetjes në fazën vijuese”, thekson Imeri.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj të vitit 2022. Fazën e parë për anëtarësim në këtë institucion e kaloi dy muaj më parë, më 24 prill të vitit 2023.

Pas hartimit të raporteve për Kosovën, të njëjtat pritet të shkojnë për votim në Asamblenë Parlamentare në Këshill të Evropës, ndërsa si fazë e fundit për anëtarësim është votimi i serishëm në Komitetin për Punë të Jashtme të KiE-së, por kësaj radhe në nivel të ministrave.

Bashkimi Evropian vazhdimisht është duke paralajmëruar Kosovën për vendosjen e masave shtrënguese në procesin e saj eurointegrues, për shkak të mosdepërshkallëzimit të situatës në veri.

Tags: anëtarësim i Kosovës në KiEkieKreshnik Ahmeti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

“Info Nata”-13.05.2025

“Info Nata”-13.05.2025

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X