TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Ahmeti: Mirënjohje e veçantë për ShBA-në për mbështetjen në momentet më të errëta të historisë sonë

by Tëvë1
8 muaj ago
1
A A
​Ahmeti: Mirënjohje e veçantë për ShBA-në për mbështetjen në momentet më të errëta të historisë sonë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ëashington, D.C. me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në prani të përfaqësuesve të institucioneve amerikane, trupit diplomatik, komunitetit shqiptaro-amerikan dhe miqve të Kosovës, ai theksoi se 17 Shkurti përfaqëson një moment historik për popullin e Kosovës dhe një dëshmi të partneritetit të palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fjalën e tij, Zëvendësministri Ahmeti nderoi sakrificën e të gjithë atyre që humbën jetën gjatë luftërave dhe valëve të gjenocidit serb në Kosovë, duke theksuar se liria nuk iu dhurua Kosovës, por u fitua me qëndresë, sakrificë dhe besim të palëkundur në liri.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen vendimtare në momentet më të errëta të historisë sonë dhe për përkrahjen e vazhdueshme në konsolidimin e shtetësisë, forcimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit.

Gjithashtu, ai vlerësoi kontributin historik të diasporës shqiptare në SHBA, e cila për më shumë se një shekull ka qenë në vijën e parë të angazhimit për çështjen e Kosovës dhe shqiptarëve dhe mbetet një urë e fuqishme lidhëse ndërmjet dy vendeve.

“Duke e cilësuar Kosovën si një histori suksesi të sakrificës, qëndresës, demokracisë dhe partneritetit transatlantik, ai theksoi se rruga e saj ka qenë një rrugë shekujsh, jo vitesh. Zëvendësministri Ahmeti tha se lufta çlirimtare nuk ishte simetrike, por ishte e drejtë dhe e pastër, dhe u fitua me mbështetjen e partnerëve, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Në mbyllje, ai rikonfirmoi përkushtimin e popullit dhe qeverisë së Kosovës për të qenë një partnere e besueshme, aleate e fortë dhe kontribuese aktive për paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Tags: Kreshnik AhmetiPavaresia e KosovesSHBATeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tetë raste të dhunës në familje, kanosjes dhe shkeljes së urdhrit mbrojtës brenda 24 orëve në Kosovë

Tetë raste të dhunës në familje, kanosjes dhe shkeljes së urdhrit mbrojtës brenda 24 orëve në Kosovë

Gjendet pa shenja jete një person në Graqanicë

Gjendet pa shenja jete një person në Graqanicë

Arrestohet një person në Viti, Policia i gjen AK-47 dhe pistoletë në shtëpi

Arrestohet një person në Viti, Policia i gjen AK-47 dhe pistoletë në shtëpi

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Ish-bashkëshorti e largon nga shtëpia ish-gruan bashkë me foshnjën, përfundon në mbajtje

Akil Gjakova në repasazh të Kampionatit Evropian për Senior

Akil Gjakova e nis me fitore, garën e Grand Slamit në Abu Dabi

Gjendet pa shenja jete një person në Graqanicë

Gjendet pa shenja jete një person në Graqanicë

Arrestohet një person në Viti, Policia i gjen AK-47 dhe pistoletë në shtëpi

Arrestohet një person në Viti, Policia i gjen AK-47 dhe pistoletë në shtëpi

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Ish-bashkëshorti e largon nga shtëpia ish-gruan bashkë me foshnjën, përfundon në mbajtje

Protestuesit largohen nga Prishtina, nisen drejt Pejës për protestën në mbështetje të drejtësisë për Arlinda Zekajn

Protestuesit largohen nga Prishtina, nisen drejt Pejës për protestën në mbështetje të drejtësisë për Arlinda Zekajn

Ndahet nga jeta vëllai i aktorit Agan Asllani, Tëvë1 shpreh ngushëllime

Ndahet nga jeta vëllai i aktorit Agan Asllani, Tëvë1 shpreh ngushëllime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën