TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

AGK: Dënojmë fuqishëm fushatën e rrezikshme të deputetëve të VV-së ndaj “Periskopit” dhe “Nacionales”

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
AGK: Dënojmë fuqishëm fushatën e rrezikshme të deputetëve të VV-së ndaj “Periskopit” dhe “Nacionales”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka thënë se janë të alarmuar me fushatën e re të Lëvizjes Vetëvendosje kundër medieve në Kosovë.

Në reagimin e AGK-së, thuhet se deputetë të mazhorancës kanë publikuar një artikulli të një mediumi të quajtur “Bosnja e Lirë”, në të cilin thuhet se mediet Nacionale dhe Periskopi janë nën kontroll të Serbisë dhe Aleksandar Vuçiqit.

“Deputetët Sali Zyba dhe Dimal Basha kanë shpërndarë një artikull të një mediumi të quajtur “Slobodna Bosna” (shqip: Bosnja e Lirë), nëpërmjet të cilit ata akuzojnë medie në Kosovë që, sipas tyre, “janë nën kontroll të Serbisë dhe Vuçiqit”. Deputeti Zyba në një status në Facebook shkruan: “Dy medie të Kosovës iu përmendën emra, Periskopit dhe Nacionales”. Të dy deputetët, dhe eksponentë të tjerë të Vetëvendosjes kanë shpërndarë një artikull të publikuar në faqen online të Transmetuesit Publik, RTK, që pa autor, ka përkthyer tekstin e mediumit boshnjak”, thuhet në reagim.

AGK thotë se e dënon fuqishëm këtë fushatë të rrezikshme të deputetëve të shumicës, teksa thekson se kjo rrezikon seriozisht sigurinë e gazetarëve të të dyja mediumeve.
“Shkrimi i “Slobodna Bosna”, bazohet në burime dhe në deklaratat e një individi kontrovers, me emrin Boban Bogdanoviq, që thotë se është disident politik serb. AGK-ja, dënon fuqishëm këtë fushatë të rrezikshme dhe të papranueshme të deputetëve të partisë qeverisëse, Vetëvendosje, që i targeton këto dy mediume dhe gazetarët që punojnë aty. Fushata si kjo, e rrezikojnë seriozisht sigurinë e gazetarëve të këtyre dy mediumeve, dhe Vetëvendosja e deputetët e saj duhet të mbahen përgjegjës për nxitjen e urrejtjes dhe sulmeve potenciale kundër tyre”, thuhet më tej.

AGK-ja i bën thirrje sërish Kryeministrit Kurti që të mos angazhohen në fushata të tilla dhe shpreh keqardhje se ky “lajm” ka zënë hapësirë në lajmet qendrore në RTK.

“I bëjmë thirrje të përsëritur kryeministrit Kurti dhe Vetëvendosjes, që të mos angazhohen në fushata të tilla të papranueshme, që kanë për qëllim frikësimin e gazetarëve në Kosovë për të bërë punën e tyre. AGK-ja, gjithashtu shpreh keqardhje që një “lajm”, si ky që sulmon kolegët, ka gjetur hapësirë edhe në Lajmet Qendrore të Televizionit Publik të Kosovës”, thuhet në reagimin e AGK-
së.

Tags: AGKdeputetet e VV-së
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani

Nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Kusari-Lila takohet me ambasadorin italian, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Kusari-Lila takohet me ambasadorin italian, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Haxhiu rithekson përkushtimin për avancimin e grave në Kosovë

Haxhiu rithekson përkushtimin për avancimin e grave në Kosovë

Erërat e forta rrëzojnë pemët në Vlorë

Erërat e forta rrëzojnë pemët në Vlorë

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Infermieri në Elbasan goditet me mjet prerës, kapet i dyshuari

Nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani

Nëntë anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani

Era e fortë rrëzon pemë në Zagreb, pezullohet mësimi në shkolla

Era e fortë rrëzon pemë në Zagreb, pezullohet mësimi në shkolla

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze mes partive

Kusari-Lila takohet me ambasadorin italian, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Kusari-Lila takohet me ambasadorin italian, flasin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën