TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Agim Çeku thotë se qeveria bëri gabim që la veteranët jashtë pagës minimale

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Agim Çeku thotë se qeveria bëri gabim që la veteranët jashtë pagës minimale

“Këtë po e shoh si një gabim shumë të madh të Qeverisë. Një gabim i pakuptimtë, një arsyetim i pakuptimtë, një çështje e panevojshme dhe një injorim total i veteranëve të UÇK-së. Një ndarje jo vetëm e veteranëve nga pjesa tjetër e shoqërisë, por edhe një ndarje e shoqërisë. Uroj që ky gabim të përmirësohet sa më shpejt në leximin e dytë dhe të mos kalojë një gjë e tillë sepse vërtetë është gabim“, ka thënë Çeku në RTK Prime.

Ai ka thënë se ndryshimi këtij ligji është gabim, sepse ekziston një ligj, sipas të cilit veteranët duhet të marrin së paku pagën minimale.

“E di që është problem për buxhetin dhe raporti me Fondin Ndërkombëtar, por çështjet duhet të zgjidhen në pako. Prandaj, mendoj se është një qasje e gabuar dhe u çudita shumë që deputetët lejuan që të jenë pjesë e këtij gabimi të madh. Paga e veteranëve është respekti i fundit, është çështje e detyrueshme. Më shumë më pengon mungesa e respektit, në përgjithësi, të vlerave të luftës, respekti për UÇK-në, përpjekja për ta relativizuar apo për ta kontestuar rolin historik të UÇK-së. Kjo është vetëm një goditje shtesë që i bëhet vazhdimisht UÇK-së“, ka shtuar Çeku.

Ai tutje ka thënë se si personalitet që ka qenë në detyra kryesore të institucioneve, qoftë si Komandant i TMK-së apo edhe si kryeministër e ministër, vazhdimisht është përballur me përpjekje të tilla për ta kontestuar rolin e UÇK-së.

“Në Kosovë ekziston një aleancë joformale që ta distancojë UÇK-në nga populli i Kosovës. Kryesisht nga faktorë vendor që janë vonuar për t’u kyçur në përpjekjet tona për liri e pavarësi. Kryesisht janë ata që nuk kanë besuar që ne mund të çlirohemi nga Serbia. Janë ata që janë ndje komodë në prehërin e Serbisë apo pushtetit serb, por ka edhe faktorë ndërkombëtar që faktorin UÇK e shohin si

pengesë për stabilizim dhe pajtim me Serbinë apo për të akomoduar Serbinë në këtë pjesë të Ballkanit. Ata vazhdimisht kanë tentuar të na thonë lereni UÇK-në shikoni ka ardhmja”, është shprehur gjeneral Çeku.

Ai ka thënë se është fakt se jo të gjithë në Kosovë e kanë përkrahur UÇK-në dhe sipas tij të gjithë pas luftës e kanë kuptuar se nuk kanë pasur të drejtë. Ai ka thënë se roli i NATO-s ka qenë historik, por assesi nuk duhet të lejohet mohimi i rolit të UÇK-së në çlirimin e vendit.

“Është fakt se jo të gjithë e kanë përkrahur UÇK-në dhe tani për ta arsyetuar veten dhe fëmijët e tyre thonë se NATO na ka çliruar, UÇK-ja ka qenë pjesë e problemit. Është krim ta relativizosh dhe ta mohosh kontributin e UÇK-së, sepse 12 mijë vetë kanë rënë për këtë vend. Roli i NATO është historik por nëse nuk e kishin parë që e kemi përnjemend dhe të vendosur të luftojmë për vendin tonë nuk do të na kishin ndihmuar. NATO në ditët e para nuk i ka ndihmuar as Ukrainës, por i ndihmuan vetëm pasi e panë që ata janë të vendosur për të luftuar për vendin e tyre”, ka thënë tutje Çeku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila: Aktgjykimi i Kushtetueses për Rashiqin s’është i plotë, VV nuk do të japë votë për Listën Serbe

Kusari-Lila: Aktgjykimi i Kushtetueses për Rashiqin s’është i plotë, VV nuk do të japë votë për Listën Serbe

Maloku: Se njoh Listën Serbe si parti, por Kushtetuta parasheh që nënkryetari të zgjidhet nga shumica

Maloku: Se njoh Listën Serbe si parti, por Kushtetuta parasheh që nënkryetari të zgjidhet nga shumica

Gashi: Prioritet formimi i Kuvendit dhe Qeverisë,  presidenti kur t’i vijë koha

Gashi: Prioritet formimi i Kuvendit dhe Qeverisë, presidenti kur t’i vijë koha

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Vetura godet një të mitur në Zhabar, dërgohet për trajtim në QKUK

Kompletohet top 8 i Ligës së Kampionëve dhe skuadrave të Play-Offit

Emisioni “Info Nata” 28.01.2026

Emisioni “Info Nata” 28.01.2026

Liga e Kampionëve: Mourinho kualifikon Benficën dhe e lë Real Madridin jashtë top 8

Liga e Kampionëve: Mourinho kualifikon Benficën dhe e lë Real Madridin jashtë top 8

Maloku: Se njoh Listën Serbe si parti, por Kushtetuta parasheh që nënkryetari të zgjidhet nga shumica

Maloku: Se njoh Listën Serbe si parti, por Kushtetuta parasheh që nënkryetari të zgjidhet nga shumica

Gashi: Prioritet formimi i Kuvendit dhe Qeverisë,  presidenti kur t’i vijë koha

Gashi: Prioritet formimi i Kuvendit dhe Qeverisë, presidenti kur t’i vijë koha

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Vetura godet një të mitur në Zhabar, dërgohet për trajtim në QKUK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën