TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Agani: Zgjedhjet e reja duhet të sjellin një situatë të re politike dhe bashkëpunim mes partive

by Tëvë1
8 muaj ago
0
A A
Agani: Zgjedhjet e reja duhet të sjellin një situatë të re politike dhe bashkëpunim mes partive

Ferid Agani, kandidat për deputet nga radhët e Partisë së Drejtësisë (PD), e cila në këto zgjedhje është bashkuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur për raportet mes partive politike dhe situatën politike në vend, në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Agani ka vlerësuar se zgjedhjet e reja duhet të shënojnë edhe një realitet të ri politik në Kosovë, duke i konsideruar ato si mundësi për reflektim dhe ndryshim të qasjes politike.

“Unë mendoj dhe shpresoj se është një situatë e re politike. Është një mundësi e re për çdo parti politike që të dalë ndryshe, por edhe për çdo qytetar që ta analizojë periudhën e kaluar, të nxjerrë mësime nga ata që kanë reflektuar dhe nga ata që vazhdojnë me qasjet e vjetra”, ka thënë Agani.

Ai ka theksuar se niveli më i lartë i përgjegjësisë që mund të tregojnë partitë politike është gatishmëria për dialog dhe bashkëpunim, pa hezitim dhe pa ngarkesa nga e kaluara.

“Shkalla më e lartë e përgjegjësisë që mund të tregojnë partitë politike është të ulen në tavolinë për të biseduar me partnerët e tyre politikë, duke e lënë të kaluarën pas. Nuk jetohet në të kaluarën, por në të tashmen”, është shprehur ai.

Duke iu referuar momenteve historike të bashkimit politik, Agani ka kujtuar periudhat më kritike për shtetin e Kosovës, përfshirë Konferencën e Rambujesë dhe atë të Parisit, ku sipas tij uniteti politik ka qenë vendimtar.

“Në momentet më kritike të politikës për shtetin, si në periudhën e Rambujesë dhe të Konferencës së Parisit, ka ndodhur bashkimi. Shpresoj që një bashkim i tillë të ndodhë edhe sot, sepse në këtë periudhë të zhvillimeve të mëdha gjeopolitike, Kosova dhe subjektet politike duhet të jenë të bashkuara”, ka deklaruar Agani.

Në fund, ai ka theksuar se dialogu politik mund të sjellë edhe përplasje mendimesh, por rëndësi ka që komunikimi dhe bashkëpunimi të vazhdojnë.

“Edhe në tryezë mund të lindin konflikte dhe të thuhen fjalë të rënda, por është e rëndësishme që ato të mbesin aty dhe të vazhdojë bashkëpunimi”, ka përfunduar Agani.

Tags: "Mesditë"Ferid AganiLDKTeve1zgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

Policia sekuestron rreth 3 kg marihuanë, përdor armët e zjarrit pasi të dyshuarit sulmuan zyrtarët

Policia sekuestron rreth 3 kg marihuanë, përdor armët e zjarrit pasi të dyshuarit sulmuan zyrtarët

Një raketë e SpaceX u përplas me Hënën, ashtu siç ishte parashikuar nga shkencëtarët

Cakolli i reagon Deharit: Vetëm 8 nga së paku 40 afate kushtetuese kanë pasoja juridike të përcaktuara

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

24 vatra zjarri në një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive

24 vatra zjarri në një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive

Policia sekuestron rreth 3 kg marihuanë, përdor armët e zjarrit pasi të dyshuarit sulmuan zyrtarët

Policia sekuestron rreth 3 kg marihuanë, përdor armët e zjarrit pasi të dyshuarit sulmuan zyrtarët

“InfoNata” 11.08.2026

“InfoNata” 11.08.2026

“Mos u fut në det pas ushqimit” – E vërtetë apo thjesht një mit? Ja çfarë thonë ekspertët

“Mos u fut në det pas ushqimit” – E vërtetë apo thjesht një mit? Ja çfarë thonë ekspertët

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën