TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Afër 4 milionë euro për shkollën që nuk po përfundohet që katër vite

Afër katër milionë euro i janë dhënë kompanisë INTRAST për të rinovuar dhe ndërtuar objektin në të cilin do të mësonin nxënësit e shkollës “Gjin Gazulli në Prishtinë. Por ndonëse kanë kaluar katër vite që nga koha kur kanë nisur punimet, ky objekt nuk është finalizuar. Për këtë të sot ambasadori i Luxemburgut kërkoi llogari kompanisë së kontraktuar për t’i kryer punimet.

nga Doresa Geci
4 orë më parë
3 0
A A

Që afër katër vite ka nisur renovimi i këtij objekti, i cili parashihej të jetë vendi ku do të mësonin nxënësit e shkollës “Gjin Gazulli” në Prishtinë.

Në shkollën e vjetër të Ekonomisë në kryeqytet dhe një pjese të objektit të vjetër të Fakultetit të Bujqësisë, pritej që të sistemoheshin nxënësit e kësaj shkolle, e cila do të shndërrohej në Qendër e Kompetencës së TIK-ut.

Projekti në të cilin janë investuar miliona euro nga Qeveria e Luxumburgut në bashkëpunim me komunën e Prishtinës ende nuk është finalizuar.

Në shtator të vitit 2022, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kishte thënë se objekti do të lëshohej për nxënësit.

Tjetër premtim për funksionalizimin e kësaj shkolle është dhënë nga Komuna e Prishtinës.

Qeverisja lokale e udhëhequr nga Përparim Rama kishte premtuar se kjo shkollë do të hapet nga 1 shtatori.

Edhe kjo nuk ndodhi. Në vend të zhurmës së diskutimeve për mësim, ende duhet të dëgjohen zhurmët e mjeteve dhe punës për renovim.

Kësisoj, nxënësit e “Gjin Gazullit” ende vazhdojnë të mësojnë në objektin e vjetër.

“Për praktik po na duhen kompjuterët, shumica e kompjuterëve këtu nuk po punojnë e me një fjalë nuk është në rregull kështu me gënjy nxënësit ka shumë vite që po e përmendin, mu personalisht ka dy vite që me kanë thënë e nuk po priti që kemi me dal”, thotë Blendi Zogaj – nxënës.

E gjithë kjo zvarritje sipas drejtorit të shkollës po ndodhë për shkak se kompania fituese e tenderit “INTRAST” nuk është duke kryer punët sipas projektit.

“Arsyet kryesore janë mos përfundimi i punimeve në kohë të caktuar, thjesht ne kemi bo shumë presion bashkë me drejtorin e DKA-së së Prishtinës, edhe tek Ministria e Arsimit edhe tek donatori edhe tek punëkryersi, mirëpo fatkeqësisht është një kompani jo e ndërgjegjshme që vazhdimisht i ka shty afatet dhe premtimet e veta saqë na ka qitë në pozitë te keqe edhe neve tek prindërit dhe tek nxënësit duke iu premtuar ketë muaj apo muajin tjetër dhe nuk i ka përfunduar punimet me kohë”, shprehet Bujar Gjocaj, drejtor i shkollës “Gjin Gazulli”.

Të zhgënjyer me gjithë këtë situatën janë shprehur edhe prindërit.

“Ne si përfaqësues të prindërve jemi në të vërtetë shumë të zhgënjyer pasi i kemi regjistruar fëmijët në kuptimin që të shkojnë fëmija te ai objekti i ri , te ketë me shumë komoditet më shumë kushte të mira, e tash që para pandemisë është nënshkruar kontrata por ende nuk është përfundu”, ka thënë Kol Dedaj nga këshilli i prindërve.

Kabllo nëpër tokë, punë gjysmë të përfunduara, ky është vetëm një imazh i gjendjes në terren, edhe pas rreth katër viteve punime.

Gjatë kohës sa ekipa e televizionit po qëndronte në objektin e ri të shkollës “Gjin Gazulli” u panë një numër i vogël i punëtorëve ndonëse punët nuk janë përfunduar tërësisht.

Për mos kryerjen e punimeve në këtë shkollë, televizioni kërkoi një sqarim edhe nga ambasadori i Luxemburgut, i cili gishtin e fajit e drejtoi kah punëkryerësit.
“Sikurse e din nuk është problemi vetëm me punë mirëpo me kompani të cilat nuk i kryejnë punimet, pra probleme me financa, prandaj me jepni mundësin ju lutem dhe të lus të gjithë pjesëmarrësit të gjithë kompanitë që të përfundojnë punimet, publikisht dëshirojë që të kërkoj falje drejtori të shkollës “Gjin Gazulli” por edhe të gjithë prindërve dhe fëmijëve e asaj shkolle që kanë dashtë të fillojnë mesimin para shumë kohë”, është shprehur Eric Dietz -ambasadori i Luksemburgut.

Edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama thotë se kompania Intrast është fajtore për zhagitjen e punëve.

“Kompania problematike edhe për fat të keq ndodhin këto probleme në disa prej projekteve, këtu kemi pasur zvarritje para disa viteve e që është premtuar që do të hapet në shtatorin e ardhshme e pastaj në shtatorin tjetër por gjithmonë kanë qenë problem arsyet e ndryshme që nuk kanë punëtorë të mjaftueshme”, thotë Rama.

Bashkë me ambasadorin e Luksemburgut, Rama personalisht e vizitoi objektin e papërfunduar.

I dërguari i Luksemburgut në Kosovë e kishte një lutje drejtuar operatorit ekonomik.

“Puna ime është që të hollat e Luxemburgut duhet të shpenzohen në mënyrë të duhur dhe ne jemi përgjegjës për të hollat e taksapaguesve të Luxemburgut, unë kam ardhur këtu çdo gjashtë muaj me njerëz të niveleve të larta, dhe gjithnjë po dëgjoj të njëjtat arsyetime. Para gjashtë muajve njëjtë nuk ka të bëjë asgjë me ujin. Ne duhet ta përfundojmë këtë shkollë sa më parë që është mundur. Ne po bëjmë gjithcka që të bëjmë pagesat dhe duhet të ndalojmë me këto arsyetime neve po na vjen keq shumë prej drejtorit,nxënësve që kanë nevojë për kualitetin e kësaj shkolle. Ju lutem, ju lutem, ju lutem edhe tash para media tregona neve kur kjo shkollë do të përfundohet që të ju mbajmë juve pas fjalës suaj. E di që keni punë të tjera por kjo është e ardhmja e fëmijëve tuaj, duhet të përqendroheni në këtë shkollë”, tha ai.

I pari i Prishtinës kërkoi seriozitet më të madh nga kompania fituese e tenderit.

“Këtu isha para dy jave e kjo me than që do të kryhet për dy ditë dhe sot është pas dy jave dhe ende nuk është e kryer edhe shkallët atje ishin duke punuar thanë që po kryhen por jemi sot pas dy javëve dhe nuk ka ndodhur asgjë. Krejt çka po kërkohet është një seriozitet i nivelit me të lartë, pasi tri vejt janë humbur, tri vjet të studentëve tanë dmth impakti është shumë i madh e humbjet janë shumë të mëdhaja”, u shpreh Rama.

E për të gjitha këto ankesa, inxhinieri i ndërtimit në këtë kompani, Taulant Dervishaj, dha përgjigje.

“Nuk ka qenë e mundur për shkak se e rrallojnë ajrin nuk mundesh me depërtua brenda kësaj jave unë ju garantojë që brenda dy ditëve kjo punë do të përfundohet. Jemi duke e bërë të pamundurën, kemi tentuar të bëjmë të pamundurën që projekti me vazhdu siç duhet, kemi pas punë shtesë, kemi pas të papritura në objekt pasi objekti shumë i vjetër, gjëra të cilat nuk i kemi parapa as ne as projektues, jemi me gjithë kapacitetin duke u munduar me pëfundu siç duhet dhe me liru për nxënësit, është edhe për të mirën tonë dhe për të mirën e të gjithëve”, tha ai.

Për renovimin e këtij objekti janë dhënë rreth 4 milionë euro nga të cilat 300 mijë janë kontribut i komunës së Prishtinës kurse pjesa tjetër janë investim i Qeverisë së Luxemburgut.

Që para pesë ditëve, TëVë1, ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Arsimit, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Tentativat për ta kthyer Gjykatën Kushtetuese në një instrument politik janë fatkeqësi

Alijaj: Tentativat për ta kthyer Gjykatën Kushtetuese në një instrument politik janë fatkeqësi

Drojë se s’ka vend për të burgosurit në Gjilan pas ardhjes së 200 danezëve

Vdes një person në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Kulla: Ardhja e dronve pa pilot lajm i mirë, Serbia është kthyer në një fuqi militariste

Kulla: Ardhja e dronve pa pilot lajm i mirë, Serbia është kthyer në një fuqi militariste

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet zyrtari i Mitrovicës së Jugut, dyshohet se keqpërdori detyrën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X