TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Afër 100 persona të vrarë brenda 24 orëve nga sulmet izraelite në Gaza

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Afër 100 persona të vrarë brenda 24 orëve nga sulmet izraelite në Gaza

Të paktën 95 palestinezë janë vrarë dhe 440 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në të gjithë Gazën në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së enklavës.

Sipas agjencisë Anadolu, katër persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në bombardimet izraelite në Jabalia dhe Khan Younis në veri dhe jug të Gazës.

Agjencia zyrtare palestineze Ëafa raportoi se një sulm në një tendë ku strehoheshin të zhvendosur brenda një shkolle në Khan Younis vrau 18 persona dhe plagosi disa të tjerë. Viktimat përfshinin edhe fëmijë.

Trupat e 14 prej tyre u dërguan në Kompleksin Mjekësor Nasser, ndërsa 12 persona u plagosën.

Shtatë civilë të tjerë humbën jetën në bombardimet në Gazën veriore, ndërsa një palestinez u vra dhe 10 të tjerë, kryesisht gra, u plagosën në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore.

Dëshmitarët thanë se katër persona të tjerë u vranë nga sulmet ndaj dy shtëpive në qytetin e Gazës dhe Khan Younis. Po ashtu, u raportuan bombardime në zonat Qizan al-Najjar dhe verilindje të qytetit të Gazës, megjithëse pa të dhëna të menjëhershme për viktima.

Ndërkohë, teksa palestinezët po përballen me uri ekstreme, ushtria izraelite i ka paralajmëruar palestinezët e uritur në Gaza të mos i afrohen rrugëve që të çojnë në vendet e shpërndarjes së ndihmave të mbështetura nga SHBA-të, të drejtuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i cili do të mbyllet për një ditë të tërë për “punë rinovimi, riorganizimi dhe përmirësimi të efikasitetit”.

Ofensiva izraelite në Gaza, e nisur në tetor 2023, ka shkaktuar mbi 54,600 viktima palestineze, shumica gra dhe fëmijë, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim.

Në nëntor 2024, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ndërkohë, Izraeli përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

​Trump thotë se marina amerikane ka ndaluar dhe kapur një anije mallrash me flamur iranian

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

8 fëmijë të vrarë në një sulm me armë në ShBA

8 fëmijë të vrarë në një sulm me armë në ShBA

Video propagandistike në stilin Lego: Nga narrativa anti-amerikane e Iranit te ndikimi në Ballkan

Video propagandistike në stilin Lego: Nga narrativa anti-amerikane e Iranit te ndikimi në Ballkan

Protestë në Klinë për vonesat në rrugën kryesore, qytetarët ankohen për dëme në biznese

Protestë në Klinë për vonesat në rrugën kryesore, qytetarët ankohen për dëme në biznese

Kërkesa e PDK-së për ftesë zyrtare, Kusari-Lila: Mund të formalizohet edhe me shkrim

Kërkesa e PDK-së për ftesë zyrtare, Kusari-Lila: Mund të formalizohet edhe me shkrim

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Këto janë çmimet e derivateve për ditën e sotme

CEFTA pajtohet për dy vendime të reja të rëndësishme

​Qeveria miraton tri protokollet e CEFTA-s

Inspektorati ndërpreu punën në 34 vendpunishte

Ndalohen punimet dhe në 16 vendpunishte

Qeveria e Kosovës shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

Qeveria e Kosovës shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

Telekomi: Gjykata Komerciale urdhëroi kthimin e 4.4 milionë eurove që i mori përmbaruesi privat

Qeveria emëron bordin e ri të Telekomit, Shaban Neziri kryesues

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën