TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Afër 1 milion euro investim, përurohet rruga ndërkufitare Gorozhup – Pogaj, mes Kosovës e Shqipërisë

Është përuruar rruga ndërkufitare Gorozhup – Pogaj, në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë. Vlera e saj është afër 1 milion euro.

by TËVË 1
2 muaj ago
1 0
A A

Bashkë u bënë këtë të shtunë.

Me qëllimin e vetëm, përurimin e rrugës ndërkufitare Gorozhup – Pogaj.

Fillimisht, u bë prerja simbolike e shiritit të kuq.

E më pas, ia zgjatën edhe dorën njëri tjetrit.

Kësisoj, Kosova e Shqipëria bënë përhajër rrugën më të re që synon të lidh më shumë njerëzit, tregtinë dhe kulturën.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se kjo rrugë do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në zhvillimin ekonomik.

“Të bëjmë inaugurimin e kësaj rruge tejet të rendesishme për banorët e kësaj zone por edhe për turizmin malor e kulturor të dy Republikave tona të të njëjtit komb, si një arterie vendimtare në qarkullimin e lirë për shkëmbimet të cilat do të jenë gjithnjë e më të mëdha. Ky është një pjesë e vogël e borxhit të madh ndaj këtij komuniteti që i ka dhënë shumë edhe zhvillimit ekonomik edhe historisë sonë kombëtare”, deklaroi Kurti.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Ai theksoi se kjo rrugë jo vetëm që forcon lidhjen fizike, por edhe atë shtetërore të të dyja vendeve.

“Përveç asaj lidhje shpirtërore të traditës të historisë të kulturës mes veti sepse ne jemi një komb duhet që patjetër të lidhemi edhe fizikisht e kjo rrugë është një nga ato që përfundon një finale si të thuhet e tre rrugëve të para por do të vazhdojmë përsëri komunikimet e përbashkëta mes dy Qeverive që të lidhim akoma më shumë njerëzit tanë, pra që gjaku të rrjedh në damarët tanë ashtu siç duhet”, tha Malaj.

Disa fjalë i pati edhe kryetari i Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti.

“Nuk është rrugë që ka bashku vetëm Gorozhupin me Pogaj, por ka bashku kombin shqiptar Kosovën me Shqipërinë, por më e veqanta që ka bashku Hasin me Hasin sepse Hasi padrejtësisht në ‘48 është ndarë nga fuqitë e mëdha. Kështu që kjo është një arterie që ndikon në zhvillimin ekonomik të dy zonave”, deklaroi Dauti.

Në anën tjetër, Burim Zabelaj, pronar i kompanisë që ka realizuar projektin, tha se punimet kanë përfunduar brenda afateve të parashikuara.

“Ne këtë projekt e kemi filluar vitin e kaluar, natyrisht nëse e marrim si plan dinamik nuk ka zgjat më shumë se tetë muaj duke pasur parasysh edhe periudhën e dimrit e cila nuk llogaritet në pjesën e planit dinamik, pasi që edhe me kontratë, edhe me Ligj të prokurorimit është e rregulluar kjo çështje”.

E banorët e kësaj zone shprehën mjaft të kënaqur me përfundimin e rrugës.

“Rruga shumë mirë po më duket, kom me shku te dajtë me vizitu se i kom anej. E kemi prit qe një 1 vit këtë rrugë”, u shpreh banori Xhafer Binaj.

“Kjo rrugë është shumë mirë, na kanë ndihmu shumë me këtë rrugë, sepse s’kemi pas rrugë hiç mu lidhë me kushërinjë e çka kemi anej”, tha banori Limon Tejeci.

Siç është bërë e ditur, kjo rrugë është e gjatë 3.7 km dhe kap vlerën prej 1 milion euro.

Kronikë e realizuar nga gazetarja, Jona Kelmendi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron procedurat

Ilir Kulla: Pa luftën në Ukrainë, SHBA-ja nuk do ta humbte mbështetjen e shumë vendeve

Ilir Kulla: Pa luftën në Ukrainë, SHBA-ja nuk do ta humbte mbështetjen e shumë vendeve

Intervista e plotë: Ade Clewlow flet për Tëvë1 rreth rolit të KFOR-it në Kosovë

Intervista e plotë: Ade Clewlow flet për Tëvë1 rreth rolit të KFOR-it në Kosovë

“Info Nata”- 15.12.2025

Pasuria marramendëse e Rita Ora-s!

Pasuria marramendëse e Rita Ora-s!

Evropianët zotohen të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën kundër sulmeve të ardhshme ruse

Evropianët zotohen të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën kundër sulmeve të ardhshme ruse

Intervista e plotë: Ade Clewlow flet për Tëvë1 rreth rolit të KFOR-it në Kosovë

Intervista e plotë: Ade Clewlow flet për Tëvë1 rreth rolit të KFOR-it në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën