TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Afatizimi i dialogut, optimizëm për marrëveshje vitin e ardhshëm

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Afatizimi i dialogut, optimizëm për marrëveshje vitin e ardhshëm

Marrëveshja për targa, sipas njohësve të dialogut Kosovë-Serbi pritet të dinamizojë procesin e dialogut. Ata thonë se nëse ka vullnet dhe investim të aleatëve ndërkombëtarë mund të ketë lëvizje konkrete.

Megjithatë, theksohet se dialogu është i brishtë dhe në çdo moment mund të bllokohet, pasi Serbia në thelb nuk po pranon të njoh Kosovën.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë për KosovaPress, se në kuadër të dialogut duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet teknike dhe të fokusohet tek ujdia finale.

“Problemi me targat e dëshmoi se sa i brishtë është i gjithë procesi i dialogut. Unë mendoj se edhe bashkësia ndërkombëtare do të punojë shumë që t’i parandalojë rastet e tilla në të ardhmen. Këto veç sa humbin kohë dhe energji nga synimi kryesor, i cili është arritja e marrëveshjes finale. Nëse ka vullnet, insistim dhe investim të madh të palëve, atëherë një marrëveshje mund të arrihet vitin e ardhshëm. Marsi duket shumë herët, pasi palët janë shumë larg njëra tjetrës. Por nëse aranzhohen të gjitha copëzat e mozaikut të madh dhe komplikuar të dialogut, atëherë mund të ketë një marrëveshje vitin e ardhshëm”, thotë ai.

Optimist se mund të ketë lëvizje pozitive për arritjen e marrëveshjes vitin e ardhshëm është, Gazmir Raci, ish-këshilltar i kryenegociatores së Kosovës për dialog, Edita Tahiri.

“Është shumë e rëndësishme që këtë dialog të përmbyllim brenda vitit të ardhshëm dhe ashtu ka qenë premtim i presidentit Biden se kjo çështje duhet të përmbyllet në mandatin e tyre”, thekson ai.

Në anën tjetër, Arbër Fetahu nga GLPS, thotë se ka potencial për dinamizim të procesit të dialogut, megjithatë thekson se gjithmonë ekziston mundësia për prolongim të procesit.

“Ka potencial për dinamizim, shtuar këtu edhe insistimin e ShBA-së që ky proces të vazhdojë me negociata intensive deri në arritjen e një marrëveshje… Pres një fillim të negociatave me një model ndryshe, një pikë të rendit ndryshe, i cili është normalizimi i marrëdhënieve të dy vendeve me një plan në tavolinë… Rreziku për prolongim, rreziku për stopim të negociatave dhe bllokada është i mundshëm, pasi Serbia në thelb nuk e pranon njohjen e Kosovës. Nëse ka elemente që vërtet nuk i pëlqejnë Serbisë dhe nuk i shkojnë përshtati mund të ketë bllokada të ndryshme”, thotë Fetahu.

Kosova dhe Serbia të mërkurën arritën marrëveshje për targa. Kjo marrëveshje sipas Kurtit nuk cenon substancën e shtetit.

Në kuadër të saj, dy palët u pajtuan që të angazhohen për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve në bazë të planit franko-gjerman./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rama: Zvërneci nuk ndalet, por do të konsultohemi me palët e interesuara

​Rama: Zvërneci nuk ndalet, por do të konsultohemi me palët e interesuara

Pas një muaji ndalim, uji i Gostivarit rikthehet për konsum

Pas një muaji ndalim, uji i Gostivarit rikthehet për konsum

Policia e Kosovës ndan detaje nga operacioni për kapjen e trafikuesve të narkotikëve, në Greqi

Policia e Kosovës ndan detaje nga operacioni për kapjen e trafikuesve të narkotikëve, në Greqi

Të dielën në autostrada të Kosovës s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Nxirren nga rrënojat mbetjet e 21 palestinezëve në Gaza, kërkohen edhe 40 të tjerë

Zyrtare: Djed Spence transferohet te Interi

Zyrtare: Djed Spence transferohet te Interi

Dita e 77-të: Nuk ndalet protesta në Tiranë

Dita e 77-të: Nuk ndalet protesta në Tiranë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën