TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Afati për konstituimin e Kuvendit skadon më 26 korrik – rrezikohen mandatet e deputetëve

Data e fundit për konstituim të Kuvendit të Kosovës është më 26 korrik siç ka kërkuar aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Nëse kalohet kjo datë, aty ka pasoja juridike për deputetët e kësaj legjislature. Ligjvënësit thonë se njëra nga pasojat e mundshme është marrja e mandateve.

nga Fetije Kamberi
7 Korrik, 2025
0 0
A A

26 korriku është data e fundit për konstituim të Kuvendit të Republikës.

Por pavarësisht këtij obligimi nga Gjykata Kushtetuese, ligjvënësit po vazhdojnë të dështojnë që të konstituojnë këtë institucion.

E nëse kalohet kjo datë, deputetët kanë pasoja juridike.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila thotë se mund të rrezikohet edhe humbja e mandateve.

“Jemi të vetëdijshëm që pasojat juridike mund të pasojnë pas kalimit të këtij afati, nuk ka ndodhur ende që në një legjislaturë të merret mandati i gjithë deputetëve të kuvendit, por janë 120 deputetë të legjislaturës së nëntë, të cilëve të gjithëve mund të ju merret mandati, për të ju përcjellë pastaj me deputetë tjerë që janë në listë të gjitha partive politike. Kjo mund të jete njëra prej pasojave të mundshme”, ka thënë Kusari Lila.

Të njëjtin mendim me Kusarin Lilën e ndanë edhe deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku.

“Unë nuk jam juriste por edhe ju e dini që pasojat juridike ka të bëjë edhe me mandatet, kështu që duhet me pasë parasysh secili nga ne që duhet thjesht me vepru”, ka thënë Izmaku.

E si shkak i këtij ngërçi, Instituti i Kosovës për Drejtësi thonë se po rrezikohet bllokimi i institucioneve të pavarura.

Hulumtuesi Naim Jakaj ka thënë se janë 17 institucione që aktualisht, po funksionojnë me mungesa të anëtarëve ose janë jofunksionale për shkak të mosveprimit të Kuvendit.

“1. Gjykata Kushtetuese – Dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese nuk janë përzgjedhur në fund të vitit 2024 nga Kuvendi. 2. Organi Shqyrtues i Prokurimit – Pozita e Kryetarit të Bordit është e zbrazët pas dorëheqjes më 12 gusht 2024. 3. Institucioni i Avokatit të Popullit – Katër zëvendësavokatëve të Popullit u ka përfunduar mandati më 14 qershor. 4.Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës – Sipas Ligjit të ri, duhet të emërohen edhe 10 anëtarë të rinj. 5. Agjencia Kosovare e Pronës – Komisioni për Verifikim dhe Vendosje për Prona – Duhet të plotësohet me 2 anëtarë vendor. 6. Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës – Dy pozita janë të paplotësuara: përfaqësuesi i punëtorëve dhe ai nga bizneset”, ka thënë Jakaj.

Ai ka përmendur edhe institucionet tjera që rrezikojnë të bllokohen.

Ndërkohë, nga 15 prilli, deputetët kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Gjykata Kushtetuese mund ta zhbllokojë vendin me një interpretim të qartë

Spahiu: Gjykata Kushtetuese mund ta zhbllokojë vendin me një interpretim të qartë

“Pamjet janë tronditëse” – Smakiqi kërkon përgjegjësi për vdekjen e 27-vjeçarit

“Pamjet janë tronditëse” – Smakiqi kërkon përgjegjësi për vdekjen e 27-vjeçarit

Policia po zhvillon aksion në veri, dyshohet për posedim të armëve

Pesë zyrtarë policorë ndalohen për vdekjen e 27-vjeçarit – rasti po hetohet si “vrasje nga pakujdesia”

Deputeti Bekë Berisha kërkon hetim të pavarur për rastin tragjik në Lipjan

“Info Nata” – 07.07.2025

“Info Nata” – 07.07.2025

“Matrix”- 07.07.2025

“Matrix”- 07.07.2025

SHBA heq  grupin HTS nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq grupin HTS nga lista e organizatave terroriste

Policia po zhvillon aksion në veri, dyshohet për posedim të armëve

Pesë zyrtarë policorë ndalohen për vdekjen e 27-vjeçarit – rasti po hetohet si “vrasje nga pakujdesia”

Deputeti Bekë Berisha kërkon hetim të pavarur për rastin tragjik në Lipjan

Deputeti Bekë Berisha kërkon hetim të pavarur për rastin tragjik në Lipjan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X