TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Afati për konstituimin e Kuvendit përfundon sot – pritet vendimi i Kushtetueses

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Seanca vendimtare e Kuvendit – Rohde zbarkon nesër në sallë

Në mesnatë përfundon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila ndalonte ndërmarrjen e veprimeve për konstituimin e Kuvendit nga ana e deputetëve të legjislaturës së nëntë. Kjo masë ishte vendosur pas dështimit për të përmbushur afatin 30-ditor të përcaktuar nga aktgjykimi i 26 qershorit.

Në pritje të përfundimit të kësaj mase, pritet që sot Gjykata Kushtetuese të publikojë një aktgjykim të ri, i cili do të jetë vendimtar për hapjen e rrugës drejt formimit të institucioneve të reja.

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij do ta respektojë vendimin e Kushtetueses, pavarësisht përmbajtjes.

“Do të na njoftojnë për atë që kanë menduar të ndodhë pas 30 ditëve. Nuk e di cila do të jetë zgjidhja, por ne kemi thënë se do ta respektojmë aktgjykimin. Është dëmtim i madh që Kosova nuk ka Kuvend,” – tha Kurti.

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale, më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Deri më tani, janë bërë 54 përpjekje për ta konstituar Kuvendin që nga seanca e parë më 15 prill, të gjitha pa sukses.

Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse partia fituese me 48 ulëse, nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Partitë e tjera parlamentare kanë refuzuar të mbështesin kandidaten e saj, Albulena Haxhiu.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka tërhequr një kërkesë drejtuar në korrik Gjykatës Kushtetuese, për të sqaruar se çfarë do të ndodhte në rast të mos-konstituimit të Kuvendit deri më 26 korrik.

Arsyeja e tërheqjes, sipas saj, është emërimi i gjyqtarit Radomir Llaban si raportues i çështjes. Osmani ka ngritur shqetësime serioze për integritetin e Llabanit, duke e cilësuar si rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Është jo vetëm shqetësues, por edhe i rrezikshëm që gjyqtari Radomir Llaban është caktuar si raportues. Institucionet e sigurisë kanë dorëzuar informacione zyrtare për veprimtarinë e tij të rrezikshme në vitet 2018, 2021 dhe 2024,” – deklaroi Osmani.

Sipas Presidentes, informatat për rrezikun që përbën Llaban janë të klasifikuara dhe nuk mund të bëhen publike për momentin. Ajo përmendi se edhe në të kaluarën, institucione si Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) kanë dorëzuar të dhëna që çuan në refuzimin e emërimit të Llabanit si noter nga Ministria e Drejtësisë.

Publikimi i aktgjykimit të ri nga Gjykata Kushtetuese pritet të jetë vendimtar për zhvillimet e ardhshme. Ai do të përcaktojë nëse Kuvendi mund të konstituohet në bazë të përpjekjeve aktuale, apo nëse do të kërkohet një zgjidhje tjetër kushtetuese, përfshirë mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Në pritje të vendimit të Kushtetueses, vendi mbetet në pasiguri politike, me institucione të paplota dhe pa një Kuvend funksional.

Tags: Gjykata KushtetuesOpozitaQeveriaTeve1vendimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Si shkojnë informacionet policore të Kosovës në Serbi?

Hidhet granatë në Prishtinë, dëmtohen dy shtëpi dhe një veturë

Arrestohet një grua në Ferizaj për shantazh ndaj në burri

Arrestohet një grua, dyshohet se sulmoi fëmijët me sëpatë në një park në Prishtinë

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Arrestohen tre persona për sulm ndaj policëve në Prizren

Maqedonci: Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes janë të rëndësishme

Maqedonci: Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes janë të rëndësishme

Berisha përfundon sezonin, operohet të enjten

Berisha ftohet për duelin Lecce – Roma

Si shkojnë informacionet policore të Kosovës në Serbi?

Hidhet granatë në Prishtinë, dëmtohen dy shtëpi dhe një veturë

Arrestohet një grua në Ferizaj për shantazh ndaj në burri

Arrestohet një grua, dyshohet se sulmoi fëmijët me sëpatë në një park në Prishtinë

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Arrestohen tre persona për sulm ndaj policëve në Prizren

Maqedonci: Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes janë të rëndësishme

Maqedonci: Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes janë të rëndësishme

Në Gjenevë hapet ekspozita “Ende duke pritur?”, në nderim të personave të zhdukur

Në Gjenevë hapet ekspozita “Ende duke pritur?”, në nderim të personave të zhdukur

Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen sot para Haxhiut

Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen sot para Haxhiut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën