TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Adoleshentëve do u ndalohet edhe kjo platformë

by teve1
1 vit ago
0
A A
Adoleshentëve do u ndalohet edhe kjo platformë

Australia po zgjeron ndalimet e saj kontroversiale për rrjetet sociale për të miturit.

Sipas agjencisë rregullatore shtetërore eSafety, që nga 10 dhjetori, rregullimet do të përfshijnë edhe platformën e njohur të transmetimit Twitch. eSafety thekson se Twitch është vlerësuar si një platformë me ndërveprime sociale të rëndësishme, sepse përdoruesit komunikojnë aktivisht përmes bisedave (“chat”) gjatë transmetimeve live.

Për këtë arsye, shërbimi nuk mori statusin e përjashtimit, si disa platforma që shërbejnë ekskluzivisht për lojëra.

Twitch do të ndalojë krijimin e llogarive për personat nën moshën 16 vjeç.

Llogaritë ekzistuese të përdoruesve të mitur në Australi do të deaktivizohen deri më 9 janar 2026.

Kompanitë që nuk marrin masa efikase mund të përballen me gjoba deri në 49.5 milionë dollarë australianë.

Është interesante që platforma Pinterest nuk do të bëhet pjesë e ndalimit, sepse rregullatori vlerëson se ajo kryesisht përdoret për shikimin dhe ruajtjen e ideve vizuale, jo për ndërveprim social.

Këto masa janë pjesë e strategjisë më të gjerë kombëtare për të mbrojtur shëndetin mendor të fëmijëve dhe për të reduktuar ekspozimin e tyre ndaj përmbajtjeve të rrezikshme në internet.

Ndërkaq, Twitch planifikon të ofrojë këtë vit mjete financiare si abonimet dhe Bits për të gjithë ‘streamerët’, ka konfirmuar drejtori i kësaj platforme, Dan Clancy.

Më parë, ‘monetizimi’ i transmetimeve në Twitch kërkonte arritjen e statusit “Affiliate” në këtë platformë, por kjo do të ndryshojë.

Abonimet e përdoruesve në një kanal Twitch dhe mbështetja përmes Bits, monedhës digjitale të Twitch-it, janë dy mënyrat kryesore që një ‘streamer’ mesatar të fitojë para nga transmetimet e tij, përveç të ardhurave pasive nga reklamat ose sponsorët.

Aktualisht, çdo abonim i ri ndahet në një raport 50/50 pas përpunimit të tarifave dhe taksave, ndërsa çdo Bit i marrë gjatë një transmetimi vlen 0.01 dollarë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Apple pritet të lançojë përsëri produkte të reja në shkurt

Apple pritet të lançojë përsëri produkte të reja në shkurt

Musk hedh një tjetër hap në kompaninë e tij, SpaceX blen gjigantin e kodimit me Inteligjencë Artificiale

Musk premton 2 aksione të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA

Samsung vjen me një surprizë së shpejti

Samsung vjen me një surprizë së shpejti

Ndalimi i telefonave në shkolla sjell përmirësime në rezultatet e nxënësve, zbulon studimi i Harvardit

Ndalimi i telefonave në shkolla sjell përmirësime në rezultatet e nxënësve, zbulon studimi i Harvardit

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë

Sot “Black Friday”, si lindi dita që pushtoi botën e blerjeve?

Sot “Black Friday”, si lindi dita që pushtoi botën e blerjeve?

58 vjet nga demonstratat shqiptare të vitit 1968

58 vjet nga demonstratat shqiptare të vitit 1968

Afro 3 milionë euro dëm sipas Prokurorisë, sot seanca ndaj Rozeta Hajdarit për rezervat shtetërore

Afro 3 milionë euro dëm sipas Prokurorisë, sot seanca ndaj Rozeta Hajdarit për rezervat shtetërore

26 vjet nga konfrontimet e para të UÇPMB-së

26 vjet nga konfrontimet e para të UÇPMB-së

Sot përfundon afati për njoftimin e apelimit të dënimeve ndaj krerëve të UÇK-së

Sot përfundon afati për njoftimin e apelimit të dënimeve ndaj krerëve të UÇK-së

Angazhimi FSK-së në Gazë, hap strategjik për afirmim ndërkombëtar

FSK hap sot kazermat për qytetarët, prezanton kapacitetet ushtarake

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën