TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Admirali i NATO-s: Do të vazhojmë partneritetin tonë me Serbinë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Admirali i NATO-s: Do të vazhojmë partneritetin tonë me Serbinë

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Beta, admirali tha gjithashtu se NATO i bën thirrje Rusisë që të luajë një rol konstruktiv në Ballkanin Perëndimor, por tha se “për fat të keq, ajo rregullisht bën pikërisht të kundërtën”.
Munch, i cili do të marrë pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit të shefit të Zyrës Ndërlidhëse Ushtarake të NATO-s në Beograd, nuk ka dashur të komentojë qëndrimin e Beogradit ndaj Moskës, pra refuzimin e saj për të vendosur sanksione.

“Në nivelin tim, në nivelin e koordinimit të marrëdhënieve ushtarake ndërmjet NATO-s dhe Serbisë, mendoj se lufta në Ukrainë nuk ka asnjë pasojë negative në aftësinë tonë për të komunikuar dhe bashkëpunuar. Nuk do të komentoj vendimet politike të Serbisë, por do themi se mirëpresim mbështetjen e Serbisë për dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënojnë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës”, tha ai.

Manch, i cili takoi ndaras të martën presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, dhe ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç, tha se përfaqësuesit e NATO-s “shohin rregullisht aktivitete hakerimi, dezinformim, frikësim dhe aktivitete të tjera destabilizuese” të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

“Vitin e kaluar, Rusia dhe Kina punuan së bashku në OKB për të minuar qëllimet e komunitetit ndërkombëtar për të zgjeruar misionin e Bashkimit Evropian Altea (në Bosnje dhe Hercegovinë). Ky është vetëm një shembull tjetër i ndikimit gjithnjë e më të dëmshëm të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.

Manch tha se Putini “ka bërë gabime të mëdha strategjike” dhe shtoi se ai “nënvlerësoi plotësisht vendosmërinë e popullit ukrainas për të mbrojtur vendin, shtëpitë dhe familjet e tyre”, si dhe unitetin e NATO-s dhe partnerëve të saj.

Ai tha se NATO “respekton plotësisht të drejtën sovrane të secilit vend për të bërë aranzhimet e veta politike dhe të sigurisë”, dhe se i bën thirrje Rusisë të bëjë të njëjtën gjë sepse është “parim themelor i sigurisë evropiane për të cilin janë përkushtuar të gjithë, përfshirë Moskën.

“Ne mirëpresim partneritetin tonë të ngushtë me Serbinë. Ne mund të kemi marrëdhënie të forta me partnerët tanë, siç kemi me Austrinë dhe Zvicrën, pa u anëtarësuar ata. Ne e respektojmë plotësisht vendimin e tyre për të mos u anëtarësuar në NATO, ashtu siç respektojmë vendimet e të tjerëve për t’u bashkohuar me ne”, tha ai.

Ai shtoi se NATO beson se një partneritet afatgjatë me Serbinë, i bazuar në dialogun politik dhe bashkëpunimin praktik, kontribuon në forcimin e marrëdhënieve reciproke të dobishme midis dy palëve, si dhe në forcimin e stabilitetit në të gjithë rajonin.

Munch tha se Zyra Ndërlidhëse Ushtarake e NATO-s në Beograd është “e përkushtuar ndaj promovimit dhe zgjerimit” të partneritetit të NATO-s me Serbinë.

“Për shembull, ne kemi punuar së bashku për të qenë më të përgatitur për emergjenca të tilla si përmbytjet dhe zjarret në pyje. Ne po ndihmojmë gjithashtu Serbinë që të reformojë forcat dhe institucionet e saj të sigurisë. NATO trajnon ushtarët serbë për misionet paqeruajtëse dhe ne kemi investuar miliona euro për të ndihmuar Serbinë të shkatërrojë qindra ton municione të vjetruara”, tha ai.

Ai se KFOR-i është duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës. Ai shtoi se KFOR-i është “plotësisht i aftë dhe i gatshëm të sigurojë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet kudo në Kosovë, në përputhje me mandatin e bazuar në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara të Këshillit të Sigurimit nga viti 1999”.
“Që nga tetori ne kemi shtuar praninë, ndër të tjera, duke shtuar forcat, si dhe patrullimet në veri të Kosovës këtë javë. Presim që të gjithë aktorët të jenë në koordinim të ngushtë me misionin e KFOR-it dhe të përmbahen nga demonstrimet provokuese të forcës, në mënyrë që të ruhet siguria e të gjitha komuniteteve”, tha ai.

I pyetur për situatën e sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë, admirali tha se anëtarët e NATO-s ranë dakord në samitin e qershorit në Madrid për të rritur “nivelin e mbështetjes politike dhe praktike për partnerët që janë në rrezik nga agresioni rus, përfshirë Bosnje dhe Hercegovinën”.

“Ministrat e jashtëm të NATO-s u takuan me ministrin e jashtëm të Bosnje-Hercegovinës në nëntor në Bukuresht, që është një shenjë e qartë e mbështetjes politike. Ata diskutuan çështjet e përbashkëta të sigurisë, si dhe mënyrat për të forcuar bashkëpunimin tonë. Aleatët e NATO-s ranë dakord të rrisin nivelin e mbështetje e përshtatur për Bosnjen, e cila përfshin ndërtimin e kapaciteteve, reforma dhe trajnime për përmirësimin e institucioneve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, tha ai./rel

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Protesta në Tiranë në ditën e 65-të, kërkesat e pandryshuara

​Protesta në Tiranë në ditën e 65-të, kërkesat e pandryshuara

Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën i riu

Hyjnë në fuqi rregullat reja të BE-së për etiketimin e përmbajtjes së krijuar me IA

Hyjnë në fuqi rregullat reja të BE-së për etiketimin e përmbajtjes së krijuar me IA

Italia pezullon marrëveshjet e Shengenit të BE-së me Spanjën pas fluksit të emigrantëve

Italia pezullon marrëveshjet e Shengenit të BE-së me Spanjën pas fluksit të emigrantëve

316 pacientë të trajtuar në QKUK gjatë 24 orëve të fundit

316 pacientë të trajtuar në QKUK gjatë 24 orëve të fundit

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

AUV sot publikon rezultatet nga inspektimi në qumështoren “Vita”

Kurti dhe Abdixhiku takohen sot mes “gatishmërisë për marrëveshje”

Kurti dhe Abdixhiku takohen sot mes “gatishmërisë për marrëveshje”

Sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë për shkak të vapës

Sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë për shkak të vapës

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

Mot me diell dhe shumë i ngrohtë

Qorrolli flet për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Qorrolli flet për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën