TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Administrohet si provë deklarata e Dragana Antonijeviq, mbrojtjes i pranohet një dëshmitar në rastin “Banjska”

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Administrohet si provë deklarata e Dragana Antonijeviq, mbrojtjes i pranohet një dëshmitar në rastin “Banjska”

Është ndërprerë seanca e radhës ndaj tre të akuzuarve, Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq në rastin Banjska.

Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti ka deklaruar se Dragana Antonijeviq nuk është prezantuar edhe pse e ka marrë ftesën nga babai i saj, i cili ka thënë se ajo gjendet në Serbi.

“Meqë ajo nuk ka arritur të prezantojë, ani pse është thirrur rregullisht mirëpo e njëjta ka refuzuar ta pranoje ftesën, duke shprehur qartë vullnetin e saj për të mos dëshmuar pa paraqitur ndonjë arsye ligjore qe do ta arsyetonte”, ka deklaruar ai.

Kurse, prokurori Naim Abazi ka thënë se Gjykata e Prishtinës ka bërë përpjekje reale që të sigurojë prezencën e Antonijeviq, por s’ka pasur sukses.

“Konsideroj se janë plotësuar kushtet qe procesverbalet mbi deklaratat e mëparshme mund të lexohen kur dëshmitarët pa arsye ligjore nuk dëshmojnë në proces ligjor. Për këtë mendoj se janë plotësuar kushtet pasi dëshmitarja ka dhënë deklaratë më herët në prokurori. Kjo Gjykatë ka bërë përpjekje reale qe ta sigurojë prezencën e saj, por pa sukses. Andaj duke u mbështetur në Kodin e Procedurës Penale, propozojë që deklarata e dëshmitares të lexohet dhe e njëjta të administrohet si provë në proces gjyqësor”, ka shtuar Abazi.

Ndërsa, avokatja e Dushan Maksimoviq, Jovana Filipoviq ka theksuar se Prokuroria është dashur që të pyet Dushan Maksimoviq se kur ka qenë i punësuar.

“Dragana ka qenë punonjëse në Ranjska Banja sikur Dushan Maksimoviq dhe prokuroria është dashur që ta marrë në pyetje në lidhje me Dushan Maksimoviq se kur ka qenë i punësuar, ku ka punuar dhe përkatësisht për pjesën ku shihet Dushan Maksimoviq para hotelit Ranjska Banja, ku prokuroria e merr si provë derisa ai vetëm ka qenë në vendin e tij të punës”, ka shtuar avokatja.

Ndryshe, mbrojtja e Dushan Maksimoviq, ka bërë propozim të disa dëshmitarëve dhe Gjykata ia ka pranuar dëgjimin e njërit prej tyre.

Në fund, seanca u ndërpre, dhe vazhdimi i saj u caktua të zhvillohet më 16 janar./teve1.info/

Tags: BanjskagjyakteseancaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Nagavci: Kushtetuta po zbatohet gjithnjë edhe më shumë në veri të vendit

​Nagavci: Kushtetuta po zbatohet gjithnjë edhe më shumë në veri të vendit

Abrashi i kërkon Haxhiut ta emërojë anëtarin e tretë të LVV-së në KQZ

Abrashi i kërkon Haxhiut ta emërojë anëtarin e tretë të LVV-së në KQZ

Kurti takohet me ministrin e Shtetit për Mbrojtje, Lord Coaker, diskutohet bashkëpunimi në mbrojtje

Kurti takohet me ministrin e Shtetit për Mbrojtje, Lord Coaker, diskutohet bashkëpunimi në mbrojtje

Tahiri: Qeveria po krijon bllokadë, jo zgjidhje

BMW prezanton 7 modele të reja për vitin 2026

Më 17 prill mbahet ankandi i parë i letrave me vlerë për vitin 2026

Më 17 prill mbahet ankandi i parë i letrave me vlerë për vitin 2026

Deliu kërkon plotësimin e KQZ-së sipas Kushtetutës: Vendimmarrja të jetë e paanshme

Deliu kërkon plotësimin e KQZ-së sipas Kushtetutës: Vendimmarrja të jetë e paanshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën