TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abrashi thotë se opozita dhe disa media përmes lidhjes së ngushtë me Listën Serbe po bëjnë fushatë agresive kundër Qeverisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Abrashi thotë se opozita dhe disa media përmes lidhjes së ngushtë me Listën Serbe po bëjnë fushatë agresive kundër Qeverisë

Duke komentuar përgjimet e publikuara sot në medie mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq, deputeti i LVV-së, Artan Abrashi tha se ai dhe partia e tij nuk janë të befasuar me siç tha ai “këto forma të intimidimit politik”.

Kjo sepse sipas Abrashit, opozita po bënë një fushatë agresive kundër Qeverisë Kurti nëpërmjet lidhjes së tyre të ngushtë me Listën Serbe.

“Në përgjithësi para se të lëshohem në specifikat e saj si LVV ne nuk jemi aspak të befasuar me këto forma të intimidimit politik. Unë ndryshe nuk mund ta quaj këtë. Kjo fushatë agresive e opozitës fillimisht pastaj e disa zgjatimeve të saj në disa media të bizneseve të caktuara e siç po shihet edhe me lidhje shumë të fuqishme me Beogradin nëpërmjet Listës Serbska ka pru një situatë të tillë ku krijohen tema përmes së cilave synohet që të komprimitohet qasja shumë serioze e pushtetit të udhëhequr nga Vetëvendosje veçanërisht me çështjen e veriut”, tha ai në emisionin “ReSpublika” në Tëvë1.

Teksa theksoi se kundërshtarët e tyre politikë kanë rënë në nivel të tillë që sipas tij, krijojnë kauza të paqena vetëm me qëllim të kundërshtimit të qeverisjes së VV-së.

“Nuk jemi aspak të befasuar, natyrisht të zhgënjyer me nivelin në të cilën kanë ra kundërshtarët tanë politik të dëshpëruar që krijojnë kauza të qena të paqena me qëllim të kundërshtimit të Qeverisë, mirëpo në rastet kur Qeveria e Kosovës ballafaqohet me situate shumë serioze, me obligime të cilat rrjedhin nga detyrimet e saja të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj sikurse që është shtrirja e sovranitetit të vendit në çdo cep të territorit të Kosovës atëherë krejt këto nuk po munden me i kuptua por jo vetëm unë por edhe qytetarët”, tha ai.

Tutje Abrashi tha se ishin vet deputetët e Listës Serbe të cilat sipas tij, kanë bërë audioincizimin në fjalë.

“Deputetët e Listes Serbe çdo herë në situate të komunikimit vijnë të përgatitur,  në kuptimin e incizimit të bisedave dhe ne si Vetëvendosje, por jo vetëm ne të gjithë e dinë këtë punë. Po janë vet ata që kanë qenë në takim me zonjën Kusari për të cilën patëm rast ne me bisedu në Kuvend të Kosovës dhe me të vërtetë ajo shpreh habinë e saj, sepse ishte në kudër të takimeve të cilat si shefe e Grupit Parlamentar e ka për obligim me u marrë me të gijtha partitë dhe të gjthë deputetët lidhur me çështjen e agjendës legjislative të kuvendit”, shtoi ai./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është në dijeni për propozimin e Pakistanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën