TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abrashi pyet opozitën: A jeni të sigurtë që po doni zgjedhje

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Abrashi pyet opozitën: A jeni të sigurtë që po doni zgjedhje

Përgjigja jonë do të ishte me pyetje, a jeni të sigurtë që po doni zgjedhje? Kështu ka deklaruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi duke komentuar qëndrimin e sotëm të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Abrashi në emisionin “ReSpublika” në Tëvë1, tha se kërkesat e opozitës për zgjedhje të reja po bëhen si betejë për vendin e dytë, sepse sipas tij, as opozita nuk e konteston faktin se Vetëvendosje do të ishte partia fituese në rast se do të kishte zgjedhje të parakohshme.

“Përgjigjja jonë do të ishte me pyetje, a jeni të sigurtë që po doni zgjedhje? Kjo është. Ata mund të jenë të përgatitur por jam shumë i sigurtë që nuk janë të përgatitur për rezultatin që do të vijë. Mirëpo siç duket aty dhe pse nuk po reflekton në opinion publik ekziston një tjetër lloj beteje, kështu që nuk po na duket neve kështu që është beteja për vendin e dytë, kush do të jetë në vendin e dytë se as që e kontestojnë ata se në rast të zgjedhjeve hipotetikisht të zgjedhjeve të reja kush është i pari. Por si do që të jetë numrat në Kuvend janë, sot gjithë kanë pritë që me dështu seanca e Kuvendit, sot goxha një numër i madh i vendimeve u morën aty, kaluan një numër goxha i rëndësishëm i ligjeve që ishin në lexim të parë por edhe në lexim të dytë”. Tha Abrashi.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri kërkoi shpërbërjen e Kuvendit, teksa shtoi se është koha që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme,

“Si Grup Parlamentar i PDK-së dhe si PDK, tashmë kemi një vendim, ku ne kërkojmë që ky Kuvend jofunksional, i cili më shumë po i shkakton dëme kësaj Republike sesa që po ndihmon në një qeverisje të mirë, duhet të shpërbëhet sa më parë. I kemi dhënë mundësinë edhe kryeministrit, nga java e kaluar, ose ta shpërbëjë Kuvendin, ose të jap dorëheqje, dhe koha është që vendin tonë, Republika e Kosovës, të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha ai./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Parku i Gërmisë sërish me teleferik, kur pritet të vendosën kabinat?

Parku i Gërmisë sërish me teleferik, kur pritet të vendosën kabinat?

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është në dijeni për propozimin e Pakistanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën