TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Abdixhiku-VV’së: Ndërtuan kauza fiktive dje dhe s’mund të japin zgjidhje historike sot

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​Abdixhiku-VV’së: Ndërtuan kauza fiktive dje dhe s’mund të japin zgjidhje historike sot

“Popullizmi nuk sjellë çmime të përballueshme, nuk sjellë vende të punës, nuk sjell cilësi në shërbime, nuk sjellë as arsim, as shëndetësi e as mirëqenie të qëndrueshme”, tha kryetari Abdixhiku.

Ai i bëri këto komente gjatë takimit me struktura e veprimtarë të LDK-së, si dhe bashkatdhetarë të shumtë në Gjenevë, ku tha se nuk është e rastësishme që në kaq kohë të shkurtër takohen bashkë dy herë në Zvicër, ndërkaq shtoi se kjo është shenjë e një lidhje e besëlidhje që i mbijeton kohës.

“LDK dhe mërgata shqiptare janë një familje, janë një shtëpi. Ne as nuk jemi mysafir në shtëpinë tonë gjeografike, e ju as nuk jeni mysafir në shtëpinë tuaj politike. Kurdo që shihemi e takohemi sërish, pavarësisht sfidave nëpër të cilat kemi kaluar të dy, ne mbesim një shtëpi”, nënvizoi kryetari Abdixhiku.

Ndër të tjera, kryetari Abdixhiku, rikthimin e lidhjes me mërgatën e konsideroi si të domosdoshme e të përhershme, ngase, sipas tij, për LDK-në mërgata është pasuri kombëtare, për të cilën tha se e tillë ka qenë dhe do të jetë përherë.

Pasi që e vlerësoi maksimalisht rolin e mërgatës në të gjitha etapat që ka kaluar Kosova, kryetari Abdixhiku, para të pranishmëve tha se shumë kemi arritur në këto 32 vite, ndërsa shtoi se sërish kemi shumë për të bërë drejt projektit tonë përfundimtar.

“Lirinë, pavarësinë, demokracinë e vendit tonë duhet ta ankorojmë në Evropë. Të rinjve e të rejave tona, familjeve në Kosovë, duhet t’u japim një shtet euro-atlantik. Siç e kemi menduar në ditën e parë 32 vite më parë, siç po e kërkojmë sot, siç do ta bëjmë nesër ne”, theksoi kryetari Abdixhiku, dhe shtoi se ashtu siç LDK dhe mërgata i kanë bërë bashkë lëvizjet e mëdha gjeopolitike në Kosovë, bashkërisht edhe do të ankorojnë Republikën e Kosovës, projektin e Ibrahim Rugovës, në BE e në NATO.

Ai më tej tha se e kemi obligim të ri për veten dhe qytetarët tanë në hall që të japim një program të fuqishëm e përparimtar, dhe një ekip që implementon pa frikë, pa paranojë, pa demagogji, projektin e zhvillimit të vendit tonë.

“Sot kam ardhur në mërgatë, jo vetëm për të kërkuar mbështetjen tuaj, por për t’iu thënë që është koha që Kosova t’i japë mërgatës kontribute prapa. Që të zotohem para jush, se mbajtja e mësimit plotësues shqip, hapja e qendrave kulturore në mërgatë e kthimi i remitencave të bollshme në investime të mëdha – është prioritet i imi e bashkëpunëtorëve të mi. Nuk duam të ju shohim si burim i pashtershëm financimi e votimi, por si pasuri e jona kombëtare që meriton vëmendje institucionale”, tha kryetari Abdixhiku.

Në fund të fjalës së tij, kryetari Abdixhku, nënvizoi se duke qenë bashkë në lidhjen e së ardhmes; patriotë, rugovistë, të djathtit, e secili i ri e i vjetër pa dallim, do t’i japim atdheut tonë shpresën e kërkuar kaherë, duke udhëtuar së bashku drejt stacioneve të së ardhmes./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

IPTV ilegale në Kosovë: Treg i hapur, fitime të fshehta dhe pak ndëshkim

IPTV ilegale në Kosovë: Treg i hapur, fitime të fshehta dhe pak ndëshkim

Abdixhiku takon ambasadorin e Gjermanisë, flasin për zhvillimet politike në vend

Abdixhiku takon ambasadorin e Gjermanisë, flasin për zhvillimet politike në vend

Manipulimi masiv i votave në Prizren, dhjetëra komisionerë në pranga edhe për ryshfet

Caktimi i paraburgimit për 9 të dyshuar për manipulime me vota, Apeli e kthen rastin në rivendosje

Rama pas miratimit të buxhetit të Prishtinës: Demokracia funksionon kur ndërtohet, jo kur bllokohet

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve për dallavere me vota në Gjakovë

Prokuroria urdhëron intervistimin e kryesuesve në Ferizaj e Han të Elezit dhe komisionerëve në Shtime

Prokuroria urdhëron intervistimin e kryesuesve në Ferizaj e Han të Elezit dhe komisionerëve në Shtime

Skandal me veshjet e skitarëve në Olimpiadën Dimërore ‘Milano-Cortina 2026’; kontrolle në kërcimin me ski për doping

Skandal me veshjet e skitarëve në Olimpiadën Dimërore ‘Milano-Cortina 2026’; kontrolle në kërcimin me ski për doping

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën