TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë, që festohet më 4 korrik.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të LDK-së në Facebook, Abdixhiku tha se 4 Korriku i vitit 1776 nuk është vetëm data e shpalljes së pavarësisë së SHBA-ve, por edhe simbol i luftës për liri, demokraci dhe të drejta universale për të gjithë popujt.

“SHBA-të janë shembulli më domethënës i angazhimit për një botë më të drejtë, më paqësore dhe më të sigurt. Për shumë shtete, përfshirë Republikën e Kosovës, SHBA-të janë model frymëzimi dhe mbështetjeje”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka theksuar se kontributi amerikan në lirinë, shtetformimin dhe forcimin e Kosovës është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm, duke shtuar se miqësia me SHBA-të është një vizion politik i qartë që buron nga Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova.

“Kosova shtet i pavarur e sovran, i integruar në NATO dhe BE, dhe me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, citohet Rugova në postimin e Abdixhikut.

Në fund, Abdixhiku ka uruar popullin dhe qeverinë amerikane për festën kombëtare:

“Urime 4 Korriku!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Zoti e bekoftë miqësinë e përhershme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve!”

Tags: dita e pavarsisLDK-jaLumir AbdixhikuSHBATeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim

Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim

Grupi Punues për strategjinë shtetërore do të marrë parasysh deklaratën e Kuvendit

Kuvendi mban seancë të enjten

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Protestat në Shqipëri, Haxhiu: Nuk e mbështesim dhunën, LVV-ja nuk ka bërë thirrje për mbështetje të protestës

Sergio Ramos bëhet pronar i Sevillas

Ramos mund të transferohet te Getafe

Dita e shtatë e protestës në Tiranë, sulmohet Gjykata e Apelit-disa protestues shoqërohet në polici

Dita e shtatë e protestës në Tiranë, sulmohet Gjykata e Apelit-disa protestues shoqërohet në polici

Zelenskyy thotë se SHBA-ja nuk i paralajmëroi për sulmet ruse në termocentralet e Kievit

Zelenskyy thotë se SHBA-ja nuk i paralajmëroi për sulmet ruse në termocentralet e Kievit

Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Kryeministri francez kërkon orë policore lokale dhe të pjesshme pas trazirave

Kryeministri francez kërkon orë policore lokale dhe të pjesshme pas trazirave

Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim

Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim

Pa gola në Suharekë pas pjesës së parë

Pa gola në Suharekë pas pjesës së parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën