TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku u kërkon akterëve publikë ta bojkotojnë RTK-në

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Abdixhiku takohet me drejtoreshën amerikane për Evropën Jugqendrore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u ka kërkuar akterëve publikë që ta bojkotojnë Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me RTK-në pa shkarkimin e militantëve të partisë në pushtet që janë vënë në krye të mediumit publik.

Sipas tij, LDK-ja nuk ka reaguar në zhvillimet e fundit që përfshin RTK-në, pasi thotë se qëndrimi i tyre është i ditur tash e një vit e gjysmë. Ka shtuar se kanë kuptuar edhe ndikimin në RTK të “grupit të politbyrosë nga Tirana”.

“Një vit e gjysmë më parë ne kishim kuptuar kapjen e plotë të politikave redaktoriale të RTK-së nga pushteti popullist. Kishim kuptuar dhe ndikimet direkte të ‘Grupit të PolitByrosë nga Tirana’ dhe gjithë rreziqet propaganduese që buronin nga një konstrukt i tillë. Fatkeqësisht, në atë kohë dhe që nga ajo kohë, ne mbetëm të vetëm. Bojkoti ynë, përkundër konsideratës për gazetarët me integritet që i gjeje brenda RTK-së aty këtu, mbeti veçse një paralajmërim. Madje, nga shumë akter politik u pa si një mundësi e mirë e marrjes së hapësirës së lënë nga ne. Disa madje dhe e harruan. Siç tha një komentator gjumi këto ditë, pse nuk reagoi LDK për sulmet e RTK-së?! Ndërsa ne në bojkot!”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se pas një viti e gjysmë merr edhe më shumë kuptim bojkoti i LDK-së ndaj RTK-së.

“Ato janë përfundime konstatuese të shqetësimeve serioze mbi rrënimet fundamentale të vlerave të shoqërisë. Dhe herët apo vonë do të dalin secila! Si ajo e kapjes së RTK-së; si ajo e ‘Grupit të PolitByrosë nga Tirana’; si e ajo propagandës së sondazheve e mbi të gjitha, e dëmeve të mëdha antishtetare që pushteti i majtë popullist ka shkaktuar për katër vjet!”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

Partia e Abdixhikut nga shkurti i vitit 2023 vendosi ta bojkotojë RTK-në pas zgjedhjes së Rilind Gërvallës si drejtor të kanalit në gjuhën shqipe RTK 1, 3 dhe 4. LDK-ja e pati akuzuar Gërvallën si njeri të Lëvizjes Vetëvendosje.

RTK-ja ditë më parë publikoi lajmin e një mediumi boshnjak, duke shkruar që dy media të Kosovës financohen nga Serbia. Kjo më pas rezultoi që nga lajmi janë distancuar një numër i madh gazetarësh e redaktorësh të transmetuesit publik./teve1.info/

Tags: LDKLumir AbdixhikuRTK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj një personi për vrasje të dyfishtë në Klinë

Aktgjykimi ndaj Sveçlës për gazin lotsjellës shpallet më 2 shtator

​Nis protesta në Prishtinë kundër vrasjes së grave

​Nis protesta në Prishtinë kundër vrasjes së grave

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

PDK dhe Aleanca akuzojnë Kurtin: Kosova është marrë peng, vendi po shkon drejt një krize kritike

PDK dhe Aleanca akuzojnë Kurtin: Kosova është marrë peng, vendi po shkon drejt një krize kritike

Edhe Akil Gjakova fiton në repasazh

Edhe Akil Gjakova fiton në repasazh

Aktakuzë ndaj një personi për vrasje të dyfishtë në Klinë

Aktgjykimi ndaj Sveçlës për gazin lotsjellës shpallet më 2 shtator

Gjokiq: Mediat serbe po krijojnë mite rreth vdekjes së Ratko Mlladiqit

Gjokiq: Mediat serbe po krijojnë mite rreth vdekjes së Ratko Mlladiqit

Erza Muminoviq në repasazh në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Erza Muminoviq në repasazh në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Si ndikon referendumi në Islandë në rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së

Si ndikon referendumi në Islandë në rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së

Ndeshjet e Kombëtares në shtëpi për Ligën e Kombeve, dalin në shitje biletat

Ndeshjet e Kombëtares në shtëpi për Ligën e Kombeve, dalin në shitje biletat

Alvarez nuk del as sot në stërvitje me Atletikcn, Arsenali hedh hapin e radhës për sulmuesin argjentinas

Alvarez nuk del as sot në stërvitje me Atletikcn, Arsenali hedh hapin e radhës për sulmuesin argjentinas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën