TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abdixhiku thotë se Kurti po fol jo logjikshëm, vazhdojnë akuzat e partive për dështimin e seancave

Deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se partitë opozitare po ia zgjasin mandatin Lëvizjes Vetëvendosje, e ka përkrahur edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhi e cila ka thënë se deputetët e opozitës vijnë në seancë për konstituim të Kuvendit por nuk votojnë as për, as kundër e as abstenim. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur Kurtit siç ka thënë, janë deklarata pa fije inteligjence dhe se kryeministri në detyrë, ka uzurpuar karrigen e kryeministrit. Partitë opozitare gishtin e drejtuar pas dështimit të seancës së 37-të, përsëri kah Lëvizja Vetëvendosje.

by Venhar Isufi
8 muaj ago
1 0
A A

Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ditë më parë për mos konstituimin e Kuvendit, për çka po fajëson opozitën.

Me deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit se opozita po e zgjatë mandatin e qeverisë në detyrë u pajtua të mërkurën edhe e propozuara për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, pas dështimit të seancës së 37-të për konstituim të kuvendit.

Ajo ka akuza edhe ndaj partive opozitare.

“Për 29-të herë ata kanë ardhë nuk kanë marrë fare pjesë në votim pra as nuk kanë votuar për, as kundër as nuk kanë abstenuar. Ne është e vërtetë që nuk kemi marrëveshje me opozitën por përveç se këta po e bllokojnë konstituimin e kuvendit, këta po e zgjasin edhe mandatin e qeverisë, për ditë flasin kundër qeverisë, në vazhdimësi thonë se qeveria Kurti ka qenë më e dëmshmja ndonjëherë, por në anën tjetër duket se nuk po i besojnë fjalëve të tyre”, ka thënë Haxhiu.

E kundërpërgjigje ka lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Mos dëgjoni deklarata që nuk kanë fije inteligjence, të ketë dinjitet edhe punën që e bëni. Mos i dëgjoni njerëzit që flasin pa fije inteligjence, që po ia zgjasim mandatin z.Kurtit, është jo legjitim pa mandat, e ka uzurpua detyrën e kryeministrit edhe të deputetit në të njëjtën kohë. Nuk ka logjikë një gjë e tillë, është urgjente të bëhen institucionet e Kosovës? , tha Abdixhiku.

Për deklaratën e Kurtit nuk foli, por Vlora Çitaku nga PDK, akuzat i drejton për bllokadën që sipas saj, e ka krijuar LVV në Kuvend.

“Kjo situatë është tërësisht e papranueshme mirëpo në këtë pikë të bllokadës së plotë, jemi si rezultat i kryeneçësisë, i papërgjegjësisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit. Madje, madje dëgjojmë edhe deklarime qesharake ku gjoja se i kanë numrat për qeveri, por nuk i paskan numrat për kryeparlamentarin kjo situatë nuk do koment”, u shpreh Çitaku.

Një zgjidhje për të dalë nga ky ngërç politik, po e kërkon sërish i pari i NISMA-së, Fatmir Limaj.

“Forcat politike në Kosovë, ngadalë ngadalë duhet me ik nga kalkulimet edhe lojëra fjalësh, por duhet të fokusohemi, të përqendrohen për mbushjen e asaj që presin qytetarët e Kosovës, atë që e pret shteti i Kosovës, sa më shpejtë edhe ashtu jemi duke u vonuar, tepër është vonuar”, tha Limaj.

Tentativa e radhës për konstituim të Kuvendit, mbahet të premten me fillim në ora 11:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën