Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dalë në një drekë pune me ambasadorin e ShBA-ve, Jeffrey Hovenier.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është kënaqësi bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me ShBA-të.
“Një drekë pune e rregullt, me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Kënaqësi, si gjithëherë bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me ShBA-të në të gjitha rrugëtimet tona përpara!”, ka shkruar kreu i LDK-së./teve1.info/