Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot në fshatin Trujakë të Malishevës ku ka takuar banorët atje.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se ishte një pritje e jashtëzakonshme.
“Momentum i mirë, pritje e jashtëzakonshme edhe në vende kur Lidhja kishte vështirësi. Pa dyshim, ringritja e djathtë kombëtare ka marrë formë, ka marrë hov. Kulmon më 11 janar e shpërthen si festë më 9 shkurt”, ka shkruar ai në Facebook.