TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Pa marrëveshje gjithëpërfshirëse, vendi shkon në zgjedhje

by teve1
3 muaj ago
2
A A
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Pa marrëveshje gjithëpërfshirëse, vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si të mirë dhe të mbarë takimin e zhvilluar sonte me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti.

Pas takimit, në një prononcim për media, Abdixhiku ka bërë të ditur se palët kanë diskutuar për çështje të ndryshme programore, politike dhe strategjike për Kosovën.

Ai ka theksuar se takimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim zhvillimin e diskutimeve më thelbësore dhe më të detajuara.

“Ishte një takim i mirë dhe i mbarë, në të cilin trajtuam çështje të ndryshme programore, politike dhe strategjike për Kosovën. Do të përpiqemi që edhe në ditët në vazhdim të kemi diskutime më thelbësore dhe më të detajuara”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka përsëritur se LDK-ja mbetet brenda parimeve të bëra publike më herët, duke theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të ruante stabilitetin institucional dhe do të garantonte balancë demokratike brenda institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sipas Abdixhikut, në këtë proces LDK-ja duhet të ndihet e përfaqësuar, përndryshe, siç tha ai, kontributi i kësaj partie dhe konfiguracioni aktual politik nuk do të kenë forcën e nevojshme.

“LDK-ja natyrisht se qëndron brenda parimeve tashmë të bëra publike. Na duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, në mënyrë që të ruhet stabiliteti institucional dhe të ketë balancë demokratike brenda institucioneve të Republikës. Në këtë balancë demokratike, LDK-ja duhet të ndihet e përfaqësuar. Në të kundërtën, edhe kontributi i LDK-së, por edhe konfiguracioni politik i ndërtuar, nuk do të ketë forcën dhe fuqinë e nevojshme”, ka shtuar ai.

Abdixhiku ka paralajmëruar se takimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim arritjen e një marrëveshjeje.

Në të kundërtën, sipas tij, vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

“Do të vazhdojmë takimet me po kaq vullnet të mirë. Nëse nuk bëjmë asgjë, e vetmja gjë e garantuar do të jenë zgjedhjet e reja”, ka përfunduar Abdixhiku.

Ndryshe, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut, që zgjati mbi tri orë, u zhvillua dy ditë para seancës konstituive të legjislaturës së njëmbëdhjetë.

Kjo është hera e dytë që Kurti takohet me Abdixhikun, pasi ai më 10 korrik kishte takuar ndaras atë, dhe kreun e PDK-së./teve1.info/

Tags: albin kurtiLumir Abdixhikutakim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Policia njofton zyrtarisht arrestimin e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Raportohet se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës të mërkurën, ja zonat që preken

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – Një grua dhe një fëmijë në gjendje më të rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën