TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ka vullnet të dyanshëm për profilin e presidentit të ardhshëm

by teve1
2 muaj ago
7
A A
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ka vullnet të dyanshëm për profilin e presidentit të ardhshëm

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pas takimit të sotëm me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se ekziston vullnet i dyanshëm për të diskutuar kriteret dhe profilin e presidentit të ardhshëm të Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se takimi është zhvilluar në frymë të mirëkuptimit, ndërsa ka theksuar se palët kanë diskutuar për karakteristikat që duhet t’i ketë presidenti apo presidentja e ardhshme e vendit.

“Në këtë takim diskutuam në vullnet të mirë për kriteret dhe profilin potencial të presidentit apo presidentes së ardhshme të Kosovës. Ka vullnet të dyanshëm rreth këtij profili, se si do të duket një president dhe, mbi të gjitha, për kriteret që ai ose ajo duhet t’i ketë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka shtuar se kriteret, sipas tij, janë të qarta dhe se presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë që e do dhe e mbron Republikën e Kosovës, si dhe që ushtron demokracinë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ju lus që t’i besoni jo vetëm orientimit tonë 37-vjeçar, por vetë vlerave për të cilat LDK-ja qëndron, pra një president që e do Republikën, e mbron Republikën dhe e ushtron demokracinë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe një figurë e cila e shtron unitetin, ashtu siç i takon me Kushtetutën e Kosovës”, është shprehur ai.

Abdixhiku ka theksuar se LDK-ja nuk dëshiron një president me rol të parëndësishëm, por një figurë të respektuar që do ta ushtrojë me dinjitet funksionin më të lartë shtetëror.

“Pra, nuk duam një president të parëndësishëm, por një figurë e cila është e respektuar dhe e ushtron me dinjitet funksionin më të lartë shtetëror. Jam i bindur se Kosova ka figura të tilla”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së, po ashtu ka bërë të ditur se në takimin e radhës palët janë dakorduar të diskutojnë me emra konkretë për presidentin ose presidenten e Republikës së Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se para kësaj, subjektet politike do të kenë nevojë për kohë për diskutime të brendshme dhe konsultime.

“Nuk duam një president të parëndësishëm, por një figurë që është e respektuar dhe e ushtron me dinjitet funksionin më të lartë shtetëror. Kosova ka figura të tilla, por gjendja dhe çështja është shumë sensitive. Kërkuam periudhë diskutuese të brendshme brenda subjekteve tona dhe konsultative me shoqërinë, secili në mënyrën e vet, para se të vijmë me emra konkretë në takimin e ardhshëm”, ka njoftuar Abdixhiku.

Ai ka pranuar se fokusi tashmë është te emrat konkretë, por ka thënë se për këtë nevojitet ende kohë.

“E di që fokusi është për emra specifikë, për këtë na duhet ende kohë. E mira është se gjërat janë shumë më të qarta, kërkojmë vetëm stabilitet institucional. U dakorduam që të vijmë me emra konkretë në takimet e ardhshme, por në fund të ketë një emër”, ka përfunduar Abdixhiku./teve1.info./

Tags: albin kurtiLumir Abdixhikupresidenti i Kosovëstakim
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën