TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Abdixhiku nis turneun e takimeve me qytetarët: Kurti ka dezertuar nga detyra

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Abdixhiku: LDK është shtëpia politike e mërgatës shqiptare

Abdixhiku u shpreh se në vend se Qeveria Kurti të japë zgjidhje ajo po prodhon krizë, në vend të dialogut dhe efikasitetit po shohim kërcënime dhe mungesë të plotë të realizimit të projekteve.

“Një kryeministër i tillë ka dezertuar nga detyra e tij udhëheqëse. Ai s’do të flasë me njerëzit e vendit. Mësimdhënësi tanë, administrata publike, mjekët tanë, janë vetë shteti. Nuk është shtet një njeri që ulet në tavolinën e kryeministrit e më pas mendon që secili tjetër që ka përballë e ka kundërshtar”, deklaroi Abdixhiku.

Ai kritikoi qeverinë se është krejtësisht e paaftë, dhe nuk po mundet që të përballet dhe t’iu përgjigjet problemeve të qytetarëve, ndërkohë që vendi është duke stagnuar në çdo fushë, ekonomi, arsim, shëndetësi, energji apo investime.

“Aq janë të paaftë saqë nuk e dinë që edhe e ofendojnë qytetarët tanë. Këto propozime janë ofenduese që përballueshmërinë e kanë brengë të përditshme. Për një njeri që çohet ën mëngjes, për një mësues që nuk shkon në shkollë se është në grevë është i ofenduar gjithandej që fëmijët i mban në shtëpi, që çmimi i jetesës ju ka trefishuar për një vit e gjysmë, kur e dëgjon një propozim të tillë për krizën energjike është ofendim. Mos pritni diçka më mirë. Kështu do të jetë, edhe më keq”, vijoi kreu i LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot nga Podujeva ka nisur një fushatë në terren dhe u paralajmëruan një sërë ngjarjesh e takimesh për të biseduar me strukturat e partisë dhe qytetarët. Kryetari Lumir Abdixhiku deklaroi se LDK-ja duhet të jetë shumë më afër qytetarëve, të dëgjojë problemet e nevojat e tyre, dhe të krijojë zgjidhje që do të zbatohen në programin e ri partiak të LDK-së, shkruan KP.

Ai ka theksuar se LDK-ja ka ofruar zgjidhje për shumicën e problemeve dhe i ka propozuar qeverisë veprime konkrete për përballimin e krizës, rritjen e shpenzimeve publike, uljen e efekteve negative të inflacionit dhe përmirësimin e gjendjes në sektorin e shëndetësisë.

“Kemi ardhur të procesi i hartimit të programit politik, 29 grupe nga tema e shëndetësisë, energjetikës, arsimit, mbrojtjes, politikës së jashtme, po punojnë çdo ditë për të bërë programin e ardhshëm qeverisë s të LDK-së. Nuk jemi në fushatë, kemi ardhur të flasim sepse këtë politikë e kemi marrë prej njerëzve tanë, kemi ardhur t’ju dëgjojmë, LDK dëgjon”, u shpreh ai.

LDK-ja në muajin e ardhshëm ka paralajmëruar se do të mbajë më shumë se 30 ngjarje, takime, debate dhe vizita në mbarë vendin. Ngjarja në Podujevë ishte e karakterit interaktiv ku publiku mund të drejtonte pyetje dhe t’i propozonte projekte dhe ide lidershipit të partisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Diplomati gjerman sot vizitë në Kosovë

Diplomati gjerman sot vizitë në Kosovë

Mungesa e psikologëve dhe e pedagogëve në shkolla, ekspertët fajësojnë komunat

Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të kushteve atmosferike

Clark për UÇK-në: Ishin njerëz të vetorganizuar, ushtria serbe ishte e frikësuar prej tyre

Clark vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Policia e Kosovës thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes në trafik

Policia e Kosovës thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes në trafik

Vritet 44-vjeçari shqiptar në ShBA

Vritet 44-vjeçari shqiptar në ShBA

Xhamajka njeh Palestinën si shtet

Palestina mirëpret rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së në takim urgjent pas sulmit izraelit në Rafah

OKB miraton rezolutën e hartuar nga ShBA për Gazën

Diplomati gjerman sot vizitë në Kosovë

Diplomati gjerman sot vizitë në Kosovë

Mungesa e psikologëve dhe e pedagogëve në shkolla, ekspertët fajësojnë komunat

Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të kushteve atmosferike

Clark për UÇK-në: Ishin njerëz të vetorganizuar, ushtria serbe ishte e frikësuar prej tyre

Clark vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Policia e Kosovës thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes në trafik

Policia e Kosovës thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes në trafik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën