Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Bëhet e ditur se në takim u diskutua rreth situatës aktuale politike në Kosovë si dhe qëndrimeve të LDK-së lidhur me këto tema.
Derisa i pari i LDK-së tha se partia e tij mbetet e përkushtuar dhe e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar në proceset e rëndësishme të Kosovës.
“Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe emisari Sarrazin diskutuan rreth situatës aktuale politike në Kosovë si dhe qëndrimeve të LDK-së lidhur me këto tema. Kryetari Abdixhiku e falënderoi z. Sarrazin për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave. Kryetari Abdixhiku po ashtu ritheksoi se LDK mbetet e përkushtuar dhe gjithmonë e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar në proceset e rëndësishme të Kosovës.”, thuhet në njoftim./teve1.info./