TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abdixhiku në ditët e fundit të Ramazanit bën iftar me Myftiun Tërnava

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Abdixhiku në ditët e fundit të Ramazanit bën iftar me Myftiun Tërnava

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shtruar iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku shkruan se muaji i Ramazanit mbetet një periudhë reflektimi dhe përforcimi të vlerave që na bashkojnë si shoqëri.

“Sonte, në këto ditë të fundit të Ramazanit, me bashkëpunëtorë bëmë iftar me Myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Sonte, në këto ditë të fundit të Ramazanit, me bashkëpunëtorë bëmë iftar me Myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Me këtë rast, uroj të gjithë besimtarët që agjëruan, me shpresën që përkushtimi, sakrifica dhe lutjet e tyre të jenë pranuar nga Krijuesi.

Muaji i Ramazanit mbetet një periudhë reflektimi dhe përforcimi të vlerave që na bashkojnë si shoqëri; solidaritetit, mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. Këto vlera mbeten themeli i bashkëjetesës sonë dhe garancia e një shoqërie të drejtë e harmonike.

Qytetarët tanë kanë dëshmuar gjithmonë kulturë të lartë humane e vëllazërore, duke qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe duke ndarë me ata që kanë më shumë nevojë. Le të vazhdojmë t’i kultivojmë dhe t’i forcojmë këto vlera edhe përtej këtij muaji të shenjtë.

Tags: Lumir AbdixhikuMYFTI TERNAVATeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Rrëfimi i dhimbshëm – Sa ishte duke pritur lajme për vëllai e plagosur, arriti trupi i vëllait tjetër – 22 vjet nga Trazirat e Marsit

Rrëfimi i dhimbshëm – Sa ishte duke pritur lajme për vëllai e plagosur, arriti trupi i vëllait tjetër – 22 vjet nga Trazirat e Marsit

Plagë në këmbë, gjendje e rënduar psikologjike, kequshqyerje – arrestohen prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani

Plagë në këmbë, gjendje e rënduar psikologjike, kequshqyerje – arrestohen prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani

Tri parti serbe në Kosovë bëhen bashkë, synojnë politika ndryshe nga Lista Serbe

Tri parti serbe në Kosovë bëhen bashkë, synojnë politika ndryshe nga Lista Serbe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën