TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Abdixhiku: Kurti nuk e bën dot Kosovën shtet evropian

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Abdixhiku: Anëtarësimi ynë në NATO sot ka një mundësi të re

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, nuk e bën dot Kosovën shtet evropian.

Madje sipas tij, Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht, derisa ka shtuar që Serbia ka përkrahjen e tyre më shumë se çdo herë tjetër, përcjell teve1.info.

Reklamë

“Të dashur qytetarë të Republikës, Albin Kurti nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Ai, grupi i tij ideologjik nga Tirana, analistët e paguar e mediat e pushtetit janë në misionin e tyre ultim të përplasjes përfundimtare të shtetit. Në sinkron, i pari na dërgon drejt përplasjes, të dytit e bëjnë këtë çmenduri të duket bukur. E vërteta është e trishtë. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk kanë pasur kurrë më shumë përkrahje ndërkombëtare se sa sot. Ata po fitojnë. Ne po humbasim. Kauza e tyre e autonomisë territoriale në Kosovë po merr formë teksa ne mjaftohemi me të drejtën tonë në përballje me gjithë botën”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Më tej, Abdixhiku ka shkruar se Kurti nuk është pjesë e rrugës së re të Kosovës drejt familjes euroatlantike.

“Kosova ka një rrugë të re. Një që e dërgon shoqërinë tonë, gjeneratat e tashme e të ardhme drejt familjes euroatlantike. Një që fiton përballë Serbisë brenda e ndërkombëtarisht pa dallim. Kjo rrugë nuk ka Albin Kurtin në të. Këtë rrugë duhet ta bëjmë ne. Për këtë rrugë na duhet ndihma e të gjithëve. E atyre që besojnë në Republikën, në rrugëtimin euroatlantik e në fundamentet bazike të kësaj shoqërie”, ka shkruar tutje kreu i LDK-së.

Në përmbyllje, Abdixhiku ka thënë që do ta prezantojnë planin e LDK-së për kapërcimin e izolimit të krizës, mirëpo sipas tij, kapërcimi i kësaj situatë ka nevojë për përfshirjen e të gjithëve.

“Prandaj, gjatë ditëve në vijim, do të ftoj akterë të shoqërisë civile, akademisë, sektorit privat, mërgatës, mediave e opinionistëve, partive politike, shqiptarëve në rajon e miqve të Kosovës nëpër botë për të ndërtuar rrugën e vërtetë. Do t’u prezantojë dhe planin e LDK-së për kapërcimin e izolimit e krizës. Në këto takime do të kërkoj mbështetje për ndërtimin e masës kritike e zërit alternativ që bota perëndimore duhet ta dëgjojë nga ne tani. Vendi ynë ka një të ardhme ndryshe nga çfarë na projektohet sot. Kosova mundet më mirë”, ka përfunduar Abdixhiku./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga  kati i tetë i një ndërtese

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga kati i tetë i një ndërtese

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Moti për javën e ardhshme

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani: Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO

Rritet nataliteti në vend, këtë vit lindën më shumë djem

Rritet nataliteti në vend, këtë vit lindën më shumë djem

Reali i fortë për Oviedon

Reali i fortë për Oviedon

KB Bora konfirmon miqësoret para fillimit të sezonit

KB Bora konfirmon miqësoret para fillimit të sezonit

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga  kati i tetë i një ndërtese

Vdes një person në Skenderaj, dyshohet se ra nga kati i tetë i një ndërtese

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Moti për javën e ardhshme

Prishtina fiton derbin ndaj Llapit

Prishtina fiton derbin ndaj Llapit

Dy të vdekur në një aksident në Sarandë

Dy të vdekur në një aksident në Sarandë

Disa kosovarë u sulmuan fizikisht në një hotel në Ulqin, reagon LD në Mal të Zi

Disa kosovarë u sulmuan fizikisht në një hotel në Ulqin, reagon LD në Mal të Zi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X