TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku: Kurti me aparatin qeveritar ndanë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Abdixhiku: Kuvendi zgjedhor i LDK-së përcakton fatin e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti për rezultatin e kandidatëve shqiptarë për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Bujar Osmani e Arben Taravari kandiduan nga Fronti Evropian, përkatësisht VLEN në zgjedhjet e shtata presidenciale në Maqedoninë e Veriut, por asnjëri prej tyre nuk arritën të sigurojnë raundin e dytë të votimit pas dy javësh.

Lumir Abdixhiku për këtë ka fajësuar kreun e Qeverisë së Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se sikur shqiptarët të bëheshin bashkë, me një kandidat, ata sot do të ishin në balotazh, e cila do të ishte një rezultat historik, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi që shqiptarët u ndanë.

“Në këtë ndarje, kryeministri popullist i Kosovës dhe gjithë aparati qeveritar i tij, u bënë akterë aktivë. Nga zyra e Kryeministrisë, Kosova, institucionet e Republikës, në vend të përpjekjes për bashkim, bënë atë që dinë të bëjnë mirë – të përçajnë e ndajnë! Bënë fushatë, bënë propagandë, ndotën njërin kandidat, për të përfunduar megjithatë në fund me rezultat katastrofal”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai ka theksuar se Kosova duhet t’i rikthehet politikës unifikuese e përafruese mbarëshqiptare.

“Kaq duhet të jetë roli ynë normal. Të ndihmojmë jo të ndajmë. Rikuperimin e përplasjeve me shqiptarët në Maqedoni, Shqipëri e Luginë, do ta bëjmë me plot kujdes e përkushtim”, përfundon Abdixhiku.

Kandidatja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanoska dhe kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski do të përballen më 8 maj për të parin e vendit. Siljanoska ka fituar 40.14 për qind, Pendarovski 19.73 për qind nga 85.06 për qind të votave të numëruara deri më tash.

Bujar Osmani nga Fronti Evropian ka 13.88 për qind, Arben Taravari nga VLEN 9.78 për qind, Maksim Dimitrievski, kryetari i Kumanovës 8.61, Biljana Vankovska Cvetkovska “E Majta” 4.36 dhe Stevco Jakimovski, kryetari i Karposhi Shkup me 0.80 për qind.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

​Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

MINTI dhe KIESA lansojnë skema grantesh prej 5.8 milionë euro për bizneset në Kosovë

MINTI dhe KIESA lansojnë skema grantesh prej 5.8 milionë euro për bizneset në Kosovë

Kulla: Kosova duhet të reflektojë thellë pas zgjedhjeve, problemet i ka të brendshme

Kulla: Kosova duhet të reflektojë thellë pas zgjedhjeve, problemet i ka të brendshme

Komuna e Prishtinës apelon për kujdes pas paralajmërimeve për vërshime

Ministria e Mjedisit gjobit Komunën e Prishtinës me 5 mijë euro

Presidenti Begaj në Haxh, pritje madhështore për të

Presidenti Begaj në Haxh, pritje madhështore për të

Për katër muaj mbi 2.5 milionë vizitorë në Shqipëri, gati gjysma e tyre nga Kosova

Për katër muaj mbi 2.5 milionë vizitorë në Shqipëri, gati gjysma e tyre nga Kosova

Përplasen dy automjete në Tiranë, lëndohen shoferja dhe 6 fëmijët që po udhëtonin me të

Përplasen dy automjete në Tiranë, lëndohen shoferja dhe 6 fëmijët që po udhëtonin me të

Emisioni “Info Nata” 25.05.2026

Emisioni “Info Nata” 25.05.2026

Meta shkurton 8 mijë vende pune në mbarë botën

Meta shkurton 8 mijë vende pune në mbarë botën

Netanyahu shpall luftë me Hezbollahun, paralajmëron përshkallëzim të sulmeve në Liban

Netanyahu shpall luftë me Hezbollahun, paralajmëron përshkallëzim të sulmeve në Liban

​Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

​Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, thyhen rekordet e temperaturave në Francë, Britani dhe Spanjë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën