TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku: Ka afrime me VV-në, por ende jo për presidentin

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Abdixhiku: Ka afrime me VV-në, por ende jo për presidentin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se takimet me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve janë duke vazhduar, duke theksuar se palët kanë shënuar përparim në disa çështje, por jo edhe në temën kryesore – pozitën e presidentit.

Ai tha se synimi i përbashkët është shmangia e zgjedhjeve të reja, të cilat, sipas tij, do t’i shkaktonin dëm vendit.

“Po përpiqemi t’i shmangim zgjedhjet e reja. Duhet kohë, duhet përpjekje. Po përpiqemi që të gjithë ata që i përfaqësojmë t’i mbajmë rreth një zgjidhjeje të përbashkët. Nuk janë të lehta këto procese. Përderisa po përpiqemi, do të thotë se duam të shmangim zgjedhjet e reja. Shkuarja në zgjedhje është dëmi më i madh që i bëhet Republikës”, deklaroi Abdixhiku.

Kreu i LDK-së njoftoi se takimet ndërmjet palëve do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, duke vlerësuar se ka afrime në disa tema, megjithëse ende mbeten dallime në çështjen e presidentit.

“Do të jem në takime të vazhdueshme. Ka shumë afrime në shumë çështje, por ende kemi distancë në çështjen kryesore që është balanca demokratike. Kuvendi duhet të konstituohet, nuk ka arsye të mos konstituohet. Meqë po takohemi, është shenjë e mirë”, u shpreh ai.

Abdixhiku ritheksoi se qëndrimi i LDK-së mbetet i pandryshuar sa i përket balancës institucionale, ndërsa theksoi se dialogu do të vazhdojë me synimin për arritjen e një marrëveshjeje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

Tags: kuvendiLumir AbdixhikuTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiq rikthen retorikën e Millosheviqit, fajëson Perëndimin për operacionin ushtarak kroat “Stuhia”

Avokati Stojkoviq kërkon arrestimin e menjëhershëm të Vuçiq

Shiroka-Pula ndjek nga afër Kosovë–Izrael: Faleminderit për angazhimin dhe emocionet që na dhuruat

Shiroka-Pula ndjek nga afër Kosovë–Izrael: Faleminderit për angazhimin dhe emocionet që na dhuruat

Osmani për policët e rënë në detyrë: Bunjaku, Zymeri dhe të gjithë heronjtë dëshmuan se Kosova nuk përkulet para askujt

Osmani: Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë

Tensione në protestën në Tiranë, u vihet flaka koshave të mbeturinave, policia nuk ndërhyn

Tensione në protestën në Tiranë, u vihet flaka koshave të mbeturinave, policia nuk ndërhyn

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën