Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka dal në mbrojtje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për situatën e krijuar me mbeturinat në kryeqytet.
Ai kritikat ndaj të parit të kryeqytetit dhe sabotimit siç e ka quajtur ai të Kompanisë “Pastrimi”, e ka quajtur fushatë me “mbeturina”.
Abdixhiku ka thënë se për situatën e krijuar është bërë zgjidhja dhe se LDK e Përparim Rama nuk ndalen.
“Nuk e ndaloni LDK-në e Përparimin kështu. Kjo është Prishtinë. Mund të provoni sabotazhin, por ju zgjatë veç pak ditë. Ne nuk ankohemi, ne gjejmë zgjidhje. Zgjidhja u bë. U bë menjëherë. Ka shumë mbështetës ky qytet, ka megjithatë punëtorë ky vend. Prishtina ecë. Kompani të tjera u angazhuan menjëherë; do të angazhohen dhe në vijim. Për një javë Prishtina do të pastrohet. Me të dhe logjika e sabotimit. Dhe Prishtina sheh. Ajo i njeh mirë këto praktika primitive të politikës së vjetër. Ato nuk shkojnë në Kryeqytet! Nuk shkojnë në Prishtinë. Këtu sabotazhi kriminal moti ka vdekë”, ka shkruar Abdixhiku.