TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku: Gjykata Kushtetuese vërtetoi se LVV shkeli Kushtetutën dhe bllokoi Kuvendin

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Abdixhiku: Gjykata Kushtetuese vërtetoi se LVV shkeli Kushtetutën dhe bllokoi Kuvendin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se kjo gjykatë ka konfirmuar qëndrimin e hershëm të LDK-së se Lëvizja Vetëvendosje dhe kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, kanë shkelur Kushtetutën dhe kanë bllokuar punën e Kuvendit.

“Siç edhe pritej, për secilin me mendje institucionale, Gjykata Kushtetuese sot vërtetoi qëndrimin e LDK-së – insistimin tonë të hershëm – se veprimet e Kryesuesit të Kuvendit dhe Lëvizjes Vetëvendosje përbënin shkelje flagrante të Kushtetutës, duke rezultuar në bllokimin e institucioneve të vendit”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai ka theksuar se për 48 herë radhazi u bllokuan seancat, duke e cilësuar këtë si “rekord të turpshëm dhe të pashembullt në historinë parlamentare të vendit”.

Sipas tij, Gjykata ka riafirmuar se as kryesuesi më i moshuar e as partia më e madhe nuk kanë të drejtë të veprojnë jashtë Kushtetutës apo të shpikin procedura që minojnë demokracinë.

“Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit bëhet vetëm me votim të hapur, deri në tre herë për një kandidat, dhe brenda afatit kushtetues 30-ditor”, ka shtuar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së e ka quajtur këtë aktgjykim “fitore të madhe, jo vetëm të LDK-së, por të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve që duan institucione funksionale e transparente”.

“Mosrespektimi i këtij vendimi nuk është opsion. Nuk do ta lejojmë asnjë përbuzje të shtetit dhe Republikës. Në këtë vend, mbi Kushtetutë nuk ngrihet askush”, ka përfunduar ai.

Tags: gjykata kushteteseLDKLumir Abdixhikuvendimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Rezistenca e “ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen sa të nxituara, aq edhe të pabazuara

“InfoNata” 08.10.2026

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën